Shqipëria Postuar më 17 September 2026, 14:44

Doganat në dialog me biznesin gjerman - Reformat dhe integrimi europian në fokus të takimit me kompanitë

Nga Edel Strazimiri

c56658e4-edf0-4174-895b-2fd18fa7b767.jpg

Administrata Doganore dhe Dhoma Gjermane e Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri zhvilluan një forum me përfaqësues të bizneseve gjermane dhe kompanive që operojnë në vend, me fokus reformat doganore dhe përgatitjen e sipërmarrjeve për procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Në takim u diskutua për përafrimin e procedurave me standardet europiane, modernizimin dhe digjitalizimin e sistemeve doganore, si dhe rritjen e kapaciteteve të administratës dhe biznesit për ndryshimet që sjell integrimi.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, tha se transformimi i administratës duhet të ecë paralelisht me përgatitjen e biznesit për mjedisin e ri doganor europian. Në fokus, sipas tij, janë sistemet e reja, trajnimi i stafit dhe përshtatja me kërkesat e BE-së.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve iu kushtua statusit të Operatorit Ekonomik të Autorizuar, AEO, i cili u mundëson bizneseve procedura më të lehtësuara dhe një bashkëpunim më të strukturuar me administratën. Aktualisht në Shqipëri janë 23 operatorë me këtë status, ndërsa mbi 15 aplikime të tjera janë në proces.

Në forum u diskutua edhe zbatimi i sistemit të ri të tranzitit doganor NCTS, që synon lehtësimin e procedurave dhe shkëmbimin elektronik të të dhënave sipas standardeve europiane.

Takimi u zhvillua me mbështetjen e partnerëve gjermanë dhe europianë, ndërsa palët theksuan rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm me biznesin për një sistem doganor më të thjeshtë, transparent dhe të parashikueshëm.

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat