Ndërtimi i bypass Elbasan - Karakaçi: Gati tenderi që do përmbyllë lotin I, vepra totale kërkon 240 mln euro

Pas nisjes së punimeve të bypass-it të Elbasanit, pritet hapja e procedurës tenderuese edhe për fazën e tretë, që do të përmbyllë lotin I të kësaj rruge.
Gjatë një interpelance të kërkuar nga deputeti Blendi Himçi, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi bëri me dije detajet për ndërtimit të kësaj vepre të rëndësishme rrugore.
Në total, ndërtimi i bypass Elbasan kërkon 240 mln euro, teksa po punohet për sigurimin e financimit edhe për 2 lotet e tjerë.
Kontratat e 2 fazave të para u lidhën më 28 korrik 2026 dhe kanë një afat zbatimi prej 24 muajsh, me përfundim të parashikuar në korrik 2028.
Në total, dy kontratat kanë një vlerë prej 4.72 mld lekë, me TVSH apo rreth 51 mln euro. Dy fazat përfshijnë ndërtimin e rrugës lidhëse mes aksit Tiranë–Elbasan dhe Korridorit VIII, në një segment rreth 4 km të gjatë që përbën pjesë të bypass-it të Elbasanit.
Traseja nis përpara rrethrrotullimit të Bradasheshit dhe përfundon në afërsi të ish-Kombinatit Metalurgjik. Investimi synon të reduktojë ngarkesën e trafikut në hyrje-daljet e autostradës Tiranë-Elbasan, veçanërisht në zonën e Bradasheshit, e cila prej vitesh është një prej pikave më problematike për qarkullimin e automjeteve.
“Pas shkolle”, nxënësit në pritje - Kërkesa për pjesëmarrje në klube, më e lartë se kuotat e përcaktuara
Programi pas shkolle po haset me vështirësinë e parë. Kjo për shkak të interesit të lartë të prindërve për të regjistruar fëmijët e tyre në klubet e vëna në......
Siguria nga zjarri, alarmi i verës - 81 zjarre masive deri më 9 shtator, mbi 14 mijë forca në terren
Tirana pret konferencën ndërkombëtare “Tirana Fire Safety 2026”, ku ekspertë, institucione publike dhe përfaqësues të sektorit të ndërtimit e teknologjisë......
Inflacioni në 3% sipas Eurostat/ Cili grup rriti më shumë çmimet përgjatë gushtit?
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, i cili mat ndryshimin e çmimeve sipas metodologjisë së Eurostat, në muajin gusht të këtij viti shënoi një rritje......
KMD zbret në terren - Takime me qytetarët në 10 bashki për të drejtat dhe diskriminimin
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi nis më 23 shtator nismën “Udhëtimi në Shqipëri”, një cikël takimesh që do ta çojë institucionin drejtpërdrejt pranë......
Qeveria frenon huamarrjen - Gjysma e dytë e vitit, me më pak mundësi për të investuar në tituj qeveritarë
Qeveria po merr më pak borxh të brendshëm gjatë muajve të fundit të këtij viti. Nevoja për të financuar buxhetin përmes shitjes së titujve qeveritarë, ka......
Hakerët kërkojnë 3 milionë USD - Vidhen të dhënat e pasaportave dhe dokumenteve të 680 klientëve europianë
Një sulm kibernetik ka prekur të dhënat e rreth 680 klientëve europianë të një aplikacioni bankar, ndërsa autorët kanë kërkuar 3 milionë dollarë shpërblim për......
Zgjidhje për objektet pa pronar? - Certifikata pronësie për oborret në përdorim
Vendimi qeverisë që synon të pajisë me dokumentacion objektet dhe trojet pa titull pronësie, i jep zgjidhje edhe rasteve komplekse, si dhe oborreve në......
SHBA, surpriza e importeve/ Gushti “riformaton” hartën e furnizimeve nga jashtë
Harta e partnerëve tregtarë të Shqipërisë solli lëvizje të forta gjatë gushtit, me disa tregje që fituan ndjeshëm terren dhe të tjera që regjistruan tkurrje......

