Insurance Europe: Modernizimi i TVSH-së për sigurimet, çështje me rëndësi dhe për Shqipërinë

Insurance Europe ka publikuar dokumentin “Modernising VAT rules for insurance: Ensuring fairness, clarity and affordability”, duke kërkuar modernizimin e kuadrit europian të TVSH-së për shërbimet e sigurimit.
Rregullat aktuale europiane datojnë që nga vitet ’70 dhe nuk pasqyrojnë më mënyrën se si funksionon sot industria e sigurimeve, transformimin teknologjik të saj dhe përdorimin gjithnjë e më të gjerë të shërbimeve të specializuara.
Sigurimi ndryshon nga shërbimet e tjera financiare. Ai mbështetet në bashkimin dhe shpërndarjen e riskut: primet e paguara krijojnë fondin nga i cili përballohen dëmet kur ndodh një ngjarje e siguruar. Për këtë arsye, rregullat tatimore të hartuara kryesisht për veprimtari të bazuara në tarifa dhe komisione nuk mund të zbatohen mekanikisht ndaj sigurimeve.
Në Shqipëri, shërbimet e sigurimit dhe risigurimit, përfshirë ndërmjetësimin nga agjentët dhe brokerat, janë të përjashtuara nga TVSH-ja. Megjithatë, përjashtimi nuk do të thotë domosdoshmërisht mungesë e barrës së TVSH-së. Kur TVSH-ja e paguar për mallrat dhe shërbimet e blera nga shoqëritë e sigurimit nuk mund të zbritet, ajo shndërrohet në një kosto të fshehur operative, e cila mund të ndikojë në çmimin përfundimtar të produkteve të sigurimit.
Kjo çështje bëhet gjithnjë e më e rëndësishme edhe për tregun shqiptar, në kushtet kur shoqëritë e sigurimit po investojnë në teknologji, sisteme raportimi, siguri kibernetike, konsulencë, shërbime aktuariale, administrim dëmesh dhe zgjidhje të tjera të kontraktuara nga ofrues të specializuar.
Insurance Europe propozon që modernizimi i sistemit të përqendrohet në:
* qartësimin e shërbimeve të lidhura drejtpërdrejt dhe të domosdoshme për veprimtarinë e sigurimit, të cilat duhet të përfshihen në përjashtimin nga TVSH-ja;
* reduktimin e kostove të fshehura të TVSH-së;
* trajtimin më të harmonizuar të shërbimeve të përbashkëta dhe strukturave të grupimit;
* rregulla më të qarta për llogaritjen dhe zbritjen e TVSH-së;
* shmangien e tatimit të mbivendosur dhe të çdo mase që do ta bënte sigurimin më të shtrenjtë për familjet dhe bizneset.
Për Shqipërinë, e cila po përafron legjislacionin me acquis të Bashkimit Europian, kjo është një temë që duhet ndjekur me vëmendje. Çdo rishikim i ardhshëm i kuadrit tatimor duhet të marrë parasysh natyrën e veçantë të sigurimit dhe ndikimin real që kostot fiskale kanë mbi aksesin dhe përballueshmërinë e mbulimit.
Në një treg ku penetrimi i sigurimeve mbetet ende i ulët, politikat publike duhet të ndihmojnë zgjerimin e mbrojtjes financiare dhe jo të krijojnë kosto shtesë që, në fund, përballohen nga qytetarët dhe bizneset.
Aeroporti i Vlorës, Arbitrazhi rrëzon VIA-n, nuk pranohet pezullimi i zgjidhjes së koncesionit
Arbitrazhi i Emergjencës ka rrëzuar kërkesat kryesore të koncesionarit të Aeroportit të Vlorës, VIA, duke mos pranuar pezullimin e zgjidhjes së kontratës së......
Doganat në dialog me biznesin gjerman - Reformat dhe integrimi europian në fokus të takimit me kompanitë
Administrata Doganore dhe Dhoma Gjermane e Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri zhvilluan një forum me përfaqësues të bizneseve gjermane dhe kompanive që......
Ndërtimi i bypass Elbasan - Karakaçi: Gati tenderi që do përmbyllë lotin I, vepra totale kërkon 240 mln euro
Pas nisjes së punimeve të bypass-it të Elbasanit, pritet hapja e procedurës tenderuese edhe për fazën e tretë, që do të përmbyllë lotin I të kësaj rruge.......
“Pas shkolle”, nxënësit në pritje - Kërkesa për pjesëmarrje në klube, më e lartë se kuotat e përcaktuara
Programi pas shkolle po haset me vështirësinë e parë. Kjo për shkak të interesit të lartë të prindërve për të regjistruar fëmijët e tyre në klubet e vëna në......
Siguria nga zjarri, alarmi i verës - 81 zjarre masive deri më 9 shtator, mbi 14 mijë forca në terren
Tirana pret konferencën ndërkombëtare “Tirana Fire Safety 2026”, ku ekspertë, institucione publike dhe përfaqësues të sektorit të ndërtimit e teknologjisë......
Inflacioni në 3% sipas Eurostat/ Cili grup rriti më shumë çmimet përgjatë gushtit?
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, i cili mat ndryshimin e çmimeve sipas metodologjisë së Eurostat, në muajin gusht të këtij viti shënoi një rritje......
KMD zbret në terren - Takime me qytetarët në 10 bashki për të drejtat dhe diskriminimin
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi nis më 23 shtator nismën “Udhëtimi në Shqipëri”, një cikël takimesh që do ta çojë institucionin drejtpërdrejt pranë......
Qeveria frenon huamarrjen - Gjysma e dytë e vitit, me më pak mundësi për të investuar në tituj qeveritarë
Qeveria po merr më pak borxh të brendshëm gjatë muajve të fundit të këtij viti. Nevoja për të financuar buxhetin përmes shitjes së titujve qeveritarë, ka......

