Kosova Postuar më 17 September 2026, 18:52

Fondi Evropian për Evropën Juglindore financime për bujqësinë e qëndrueshme në Kosovë

Nga Scan TV

kosova bujq.jpg

Fondi Evropian për Evropën Juglindore (EFSE) dhe BKT Kosova po bashkëpunojnë për fuqizimin e financimit të bujqësisë së qëndrueshme në Kosovë. Një linjë financimi prej 20 milionë eurosh që EFSE i ka vënë në dispozicion BKT Kosova në dhjetor 2025, nga e cila 30% është dedikuar për investime në bujqësi të qëndrueshme janë pjesë e financimit prej 55 milionë euro për mbështetjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, sektorit të bujqësisë në Kosovë.

Një pjesë e rëndësishme e projektit është edhe mbështetja e drejtpërdrejtë e fermerëve. Përmes trajnimeve, këshillimit profesional dhe mentorimit në terren, prodhuesit bujqësorë do të kenë mundësi të njihen me praktika, teknologji dhe investime bashkëkohore që mund të përmirësojnë produktivitetin e fermave të tyre, duke kontribuar njëkohësisht në përdorimin më të qëndrueshëm të burimeve natyrore.

Jacob Ole Nestingen, Menaxher i Mandatit në EFSE Development Facility, u shpreh: “Vetëm financimi nuk mjafton për të përshpejtuar kalimin drejt një bujqësie më të qëndrueshme. Fermerëve u nevojiten gjithashtu njohuri praktike dhe këshillim për të përzgjedhur dhe zbatuar teknologji të reja që rrisin produktivitetin dhe konkurrueshmërinë e tyre. Duke kombinuar përvojën e BKT Kosova në financimin e sektorit bujqësor dhe rrjetin e saj të gjerë të fermerëve me asistencën teknike të synuar, synojmë që financimin e dedikuar ta shndërrojmë në përmirësime konkrete në nivel të fermave.”

Suat Bakkal, Drejtor Ekzekutiv i BKT Kosova, theksoi: “Bujqësia mbetet një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë së Kosovës dhe një burim i rëndësishëm i të ardhurave për shumë familje dhe biznese. Përmes partneritetit tonë me EFSE, po e fuqizojmë edhe më tej mbështetjen për fermerët, duke kombinuar zgjidhjet financiare të përshtatura me mbështetje praktike që u mundëson atyre të investojnë në një bujqësi më produktive dhe më të qëndrueshme. Kjo iniciativë do të na ndihmojë të avancojmë më tej mënyrën se si i shërbejmë sektorit bujqësor, të krijojmë vlerë afatgjatë për komunitetet rurale dhe të kontribuojmë në zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë së Kosovës.”

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat