Shqipëria Postuar më 18 September 2026, 15:33

Dielli mbulon 30% të energjisë - Karakaçi: Fotovoltaikët po ndihmojnë sistemin shqiptar gjatë muajve të thatë të verës

Nga Edel Strazimiri

Capture.JPG

Rreth 30% e energjisë elektrike të konsumuar në Shqipëri gjatë muajit qershor është prodhuar nga impiantet fotovoltaike. Sipas ministrit Karakaçi, kjo peshë ka mbetur pothuajse e njëjtë edhe gjatë muajve korrik dhe gusht.

Ministri tha se energjia diellore po merr një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në sistemin elektroenergjetik, veçanërisht gjatë verës, kur thatësira ul ndjeshëm nivelin e ujit në kaskadën e Drinit dhe kufizon prodhimin hidroenergjetik.

Sipas të dhënave të bëra publike, prodhimi nga impiantet fotovoltaike deri në fund të gushtit arriti në 868 GWh, duke konfirmuar rritjen e rolit të burimeve diellore në prodhimin vendas.

Karakaçi e cilësoi diversifikimin e burimeve të energjisë si një faktor që rrit qëndrueshmërinë e sistemit dhe ul varësinë nga një burim i vetëm prodhimi.

Sipas tij, zgjerimi i kapaciteteve fotovoltaike është pjesë e strategjisë së qeverisë për rritjen e prodhimit vendas dhe synimin për pavarësi energjetike deri në vitin 2030.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat