Prodhimi i energjisë, Karakaçi: Fotovoltaikët prodhuan 30% të energjisë në qershor

Energjia diellore po merr një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në prodhimin vendas, veçanërisht gjatë muajve të verës. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, bëri të ditur se impiantet fotovoltaike mbuluan rreth 30% të konsumit të energjisë gjatë kësaj periudhe.
"30% e energjisë së konsumuar gjatë muajit qershor u prodhua nga impiantet fotovoltaike. Kjo shifër është pothuajse e njëjtë edhe për periudhën korrik-gusht. Në periudhën më të vështirë për sistemin elektroenergjitik shqiptar, që është sezoni i verës ku niveli i ujit në kaskadën e Drinit bie ndjeshëm për shkak të thatësirës, prodhimi i energjisë nga impiantet fotovoltaike është bërë një faktor i rëndësishëm për balancimin e prodhimit të energjisë. Prodhimi total i energjisë nga impiantet fotovoltaike deri në fund të muajit gusht arriti në 868 giga.
Këto të dhëna konfirmojnë efektivitetin e politikave të qeverisë në drejtim të rritjes së sigurisë energjetike në vend përmes diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë.
Ky është një tregues i qartë se diversifikimi i burimeve të energjisë po forcon qëndrueshmërinë e sistemit elektroenergjetik dhe po i jep Shqipërisë më shumë siguri dhe pavarësi energjetike.
Ky progres është pjesë e objektivit strategjik të qeverisë për ta çuar vendin drejt pavarësisë energjetike deri në vitin 2030, duke rritur prodhimin vendas dhe duke diversifikuar burimet e energjisë", tha Krakaçi.
Dielli mbulon 30% të energjisë - Karakaçi: Fotovoltaikët po ndihmojnë sistemin shqiptar gjatë muajve të thatë të verës
Rreth 30% e energjisë elektrike të konsumuar në Shqipëri gjatë muajit qershor është prodhuar nga impiantet fotovoltaike. Sipas ministrit Karakaçi, kjo peshë......
Rama: Transparencë me çmimet - Kryeministri kërkon nga supermarketet të bëhen pjesë e platformës për krahasimin e produkteve
Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar rrjeteve të supermarketeve dhe furnitorëve më shumë transparencë në përcaktimin e çmimeve, duke paralajmëruar se fitimet......
Malaj: Po analizojmë marzhet e çmimeve - MF kërkon të identifikojë hapësirat për ndërhyrje fiskale në lehtësim të konsumatorëve
Ministria e Financave po analizon marzhet e fitimit në të gjithë zinxhirin e formimit të çmimeve, nga prodhuesi ose importuesi deri te konsumatori final.......
Ibrahimaj: Pse nuk po ulen çmimet ? - Qeveria kërkon transparencë nga supermarketet për çmimet, importet dhe marzhet e fitimit
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka kërkuar më shumë transparencë nga rrjetet e supermarketeve për mënyrën se si formohen çmimet e......
Betohet Ervin Demo - Pushteti Vendor kalon te Ministria e Brendshme
Ervin Demo është betuar këtë të premte si ministër i ri i Punëve të Brendshme. Ceremonia u zhvillua në Pallatin e Brigadave, ku Demo, me dorën mbi Kushtetutë,......
Zhdoganimi i automjeteve - Doganat miratojnë manualin e ri, do të vlerësohet edhe kilometrazhi
Administrata Doganore ka miratuar një manual të ri për vlerësimin e automjeteve të prodhuara brenda 10 viteve të fundit. Doganat kanë njoftuar se ky manuali......
Vitet e pritshme të pensionit/ Si renditet Shqipëria krahasuar me vendet e Europës?
Të arrish moshën 65 vjeç në Shqipëri do të thotë, statistikisht, të kesh përpara edhe rreth 19 vite jetë. Të dhënat më të fundit të Eurostat tregojnë se në......
Shqipëri–Slloveni, rritet bashkëpunimi ekonomik - Turizmi malor dhe përpunimi i drurit në fokus të diskutimeve për investime dhe partneritete të reja
Mundësi të reja për bashkëpunim ekonomik mes Shqipërisë dhe Sllovenisë u diskutuan në forumin e biznesit “Slovenia–Albania: An Economic Bridge”, zhvilluar në......

