IA ‘përplaset’ me banorët - Qendrat e të dhënave në Silicon Valley ndezin debat për energjinë, ujin dhe ndotjen

Zgjerimi i vrullshëm i inteligjencës artificiale po përballet me rezistencë lokale në Silicon Valley, ku banorë dhe organizata mjedisore po kundërshtojnë projektet e reja për qendrat e të dhënave.
Në San Jose, qyteti më i madh i Silicon Valley, autoritetet kanë mirëpritur investimet në infrastrukturën e AI, duke i konsideruar ato një mundësi për të rritur të ardhurat dhe aktivitetin ekonomik. Sipas bashkisë, çdo qendër e re e të dhënave mund të sjellë 3 deri në 6 milionë dollarë të ardhura vjetore nga taksat, për financimin e shërbimeve publike.
Por banorët kërkojnë më shumë transparencë për konsumin e energjisë dhe ujit, si dhe vlerësime për ndikimin në mjedis dhe shëndet. Një tjetër shqetësim lidhet me gjeneratorët me naftë që përdoren si burime rezervë dhe ndikimin e tyre në cilësinë e ajrit.
Debati është zgjeruar në nivelin shtetëror. Kalifornia po shqyrton rregulla të reja që synojnë të sigurojnë që qendrat e të dhënave të mbulojnë pjesën e tyre të kostove të rrjetit elektrik dhe të bëjnë publike të dhënat mbi përdorimin e energjisë dhe ujit.
Industria e teknologjisë kundërshton disa prej masave, duke argumentuar se ato mund të dekurajojnë investimet dhe të zhvendosin projektet dhe vendet e punës drejt shteteve të tjera.
Përplasja në Silicon Valley pasqyron një dilemë që po shfaqet edhe në zona të tjera: si të zgjerohet infrastruktura e nevojshme për AI, pa rritur barrën mbi energjinë, ujin dhe komunitetet lokale.
Borxhet e shqiptarëve - Nga kreditë te kartat e kreditit, sa i detyrohen qytetarët dhe bizneset, bankave?
Për shumë qytetarë, ndonjëherë paga është e pamjaftueshme për të kryer shpenzime të mëdha apo për të lënë disa kursime mënjanë në fund të muajit. Si pasojë e......
Kuvendi kalon pagat e gjyqtarëve - Miratohet formula e re e rritjes, Rama: Do bëjmë ligj të ri
Kuvendi i Shqipërisë miratuar me 84 vota pro, formulën e re për pagat e magjistratëve. Projektligji i miratuar nga mazhoranca parashikon një rritje të pagës......
Bankat qendrore kryesore në rrugë shtrënguese prej tronditjes së çmimeve të energjisë
Bankat qendrore kryesore janë në një rrugë shtrënguese, me Rezervën Federale që e rikalibroi politikën e saj në një qëndrim më kufizues të mërkurën, edhe pse......
Greqi, qeveria po shqyrton zgjerimin e kritereve dhe zgjatjen e subvencionit për naftën
Trazirat e vazhdueshme në Lindjen e Mesme po shkaktojnë rritje të çmimeve ndërkombëtare të naftës dhe gazit natyror, duke krijuar një koktej shpërthyes, i......
Rënia e peshës së parasë fizike, epoka e re në Evropë po pakëson numrin e bankomateve
Për dekada të tëra, ishte një nga karakteristikat më të dallueshme të çdo dege banke dhe çdo rruge tregtare. Bankomati solli një revolucion të vogël në......
Fondi Evropian për Evropën Juglindore financime për bujqësinë e qëndrueshme në Kosovë
Fondi Evropian për Evropën Juglindore (EFSE) dhe BKT Kosova po bashkëpunojnë për fuqizimin e financimit të bujqësisë së qëndrueshme në Kosovë. Një linjë......
Shqipëria mirëpret Seminarin Teknik të ISSA-s për forcimin e shërbimeve të pensioneve
Tirana priti më 16-17 shtator Seminarin Teknik të Rrjetit Evropian të Shoqatës Ndërkombëtare të Sigurimeve Shoqërore (ISSA European Network - IEN), me temë......
Insurance Europe: Modernizimi i TVSH-së për sigurimet, çështje me rëndësi dhe për Shqipërinë
Insurance Europe ka publikuar dokumentin “Modernising VAT rules for insurance: Ensuring fairness, clarity and affordability”, duke kërkuar modernizimin e......

