17 ushtarakë shqiptarë në KFOR - Mbështetje ajrore edhe me një helikopter. Personeli do të vendoset në Ferizaj

Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të marrin pjesë me 17 ushtarakë dhe një helikopter në operacionin ushtarak ndërkombëtar “KFOR”, në Kosovë. Në Fletoren Zyrtare është publikuar vendimi që përcakton detyrat dhe venddislokimin e tyre.
Misioni i ushtarakëve shqiptarë në Kosovë do të jetë mbështetja nga ajri të forcave të “KFOR-it” gjatë kryerjes së detyrave për njohje terreni, zbulim, patrullim, rastet CASEVAC, SAR, transport VIP dhe trupash në zonën e operacionit të “KFOR-IT”, si dhe mbështetje të popullsisë në raste emergjencash civile, sipas planeve dhe marrëveshjes së KFOR-it me Republikën e Kosovës.
Helikopteri dhe personeli i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë do të venddislokohen në kampin Boondsteel në Ferizaj. Misioni zgjat deri më 31 dhjetor 2029, por periudha e qëndrimit është me sistem rotacioni deri në 3 muaj për personelin e kontingjentit dhe 6 muaj për helikopterin, periudha, të cilave u shtohen edhe ditët e qëndrimit për ndërrimin me kontingjentin e radhës.
Për ushtarakët pjesëmarrës në këtë operacion, Ministria e Mbrojtjes do të përballojë shpenzimet për dieta për ditët e qëndrimit në mision, në masën 12 000 lekë në ditë, përveç pagës mujore; akomodim; ushqim; lavanderi; sigurim jete; siguracion shëndetësor jashtë zonës së operacionit; mbështetje shëndetësore; shpenzime për telefon, internet dhe shërbime postare; transport; transportim të individëve të shkëputur të misionit për në atdhe, në rast vdekjeje, sëmundjeje; aktivitete social-kulturore, në rastet e festave kombëtare, gjatë kohës së kryerjes së misionit, si dhe çdo shpenzim tjetër për mbarëvajtjen e kryerjes së operacionit.
Edhe gjatë transportit të personelit, këto përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes, me përjashtim të rasteve kur arrihet nënshkrimi i marrëveshjeve dy ose shumëpalëshe, ku pala tjetër merr përsipër të përballojë këto shpenzime.
Frenohet “vrulli” i TEMU - AKEP: Dërgesat ndërkombëtare bien me 52% në Shqipëri, pas bumit të porosive online gjatë 2025
Shqiptarët po e përdorin më pak postën në 2026. Të dhënat e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) tregojnë se qytetarët kanë dërguar dhe......
Personat me aftësi të kufizuara - Ende vështirësi për të depërtuar në tregun e punës
Pavarësisht rritjes së numrit të personave me aftësi të kufizuara që kërkojnë punë, përfshirja e tyre në tregun shqiptar të punës vijon të përballet me......
Buffett tërhiqet nga Berkshire Hathaway - E ka drejtuar konglomeratin gjigant që nga viti 1965
Uorrën Bafet ka njoftuar, në një letër drejtuar aksionerëve të kompanisë, se do të tërhiqet nga posti i kryetarit të bordit të (Berkshajër Hathauej) Berkshire......
Itali, punonjësit e Apple në grevë - Kërkojnë kushte më të mira pune dhe paga më të larta
Punonjësit e Apple në qytetet kryesore në Itali zhvilluan një grevë, duke kërkuar kushte më të mira pune dhe pagesa më të larta, pikërisht në ditën e lançimit......
BE, karburanti çmime rekord - Ekspertët e BQE-së parashikojnë kulmin e marzheve të naftës në muajin tetor
Mbushja e një makine me karburant nuk ka kushtuar kurrë më shtrenjtë në të gjithë Bashkimin Evropian, sipas të dhënave të Komisionit Evropian që datojnë më......
Lehtësim për çmimin e karburantit - Gjermania, 2.5 miliardë euro subvencione për të mbrojtur qytetarët nga çmimet e larta
Qeveria gjermane dhe shtetet federale kanë arritur një marrëveshje mbi masa me vlerë 2.5 miliardë euro që synojnë uljen e çmimeve në stacionet e benzinës dhe......
Marrëveshje SHBA-Danimarkë - Palët bien dakord, amerikanët garantë për sigurinë e përhershme të Groenlandës
Shtetet e Bashkuara dhe Danimarka kanë njoftuar se kanë arritur një marrëveshje për Groenlandën, me Presidentin e SHBA-së Donald Trump që tha se marrëveshja......
Nafta me çmim tavan 219 lekë - Bordi cakton kufirin e ri, ndërsa benzina nuk do të kalojë 195 lekë për litër
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet maksimale të shitjes së naftës dhe benzinës, pas shpalljes së situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve. Sipas......

