Nafta me çmim tavan 219 lekë - Bordi cakton kufirin e ri, ndërsa benzina nuk do të kalojë 195 lekë për litër

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet maksimale të shitjes së naftës dhe benzinës, pas shpalljes së situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve.
Sipas vendimit të marrë më 19 shtator, nafta do të shitet me pakicë me jo më shumë se 219 lekë për litër, ndërsa çmimi maksimal me shumicë është përcaktuar në 207 lekë për litër.
Për benzinën, kufiri maksimal është vendosur në 195 lekë për litër me pakicë dhe 183 lekë për litër me shumicë.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, 19 shtator, në orën 16:00, dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, kur do të rishikohen në varësi të zhvillimeve të tregut.
Bordi u ka bërë thirrje operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë që të zbatojnë çmimet e përcaktuara. Për shkeljet e konstatuara parashikohet edhe pezullimi i aktivitetit.
Vendimi vjen pas shpalljes së situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve dhe synon mbrojtjen e konsumatorëve dhe ruajtjen e konkurrencës në treg.
“Luftë” për qendra të vogla të dhënash - Anthropic dhe OpenAI, në kërkim të marrëveshjeve të reja
Kompanitë më të mëdha të inteligjencës artificiale, janë në kërkim të qendrave të vogla të të dhënave, për ta shpërndarë në mënyrë më efikase fluksin e punës.......
Eksportet e drithërave nga Ukraina - Paraliza e transportit, miliona ton të korra të reja të bllokuara brenda vendit
Një rrezik i ri për mjaftueshmërinë e drithërave dhe çmimet ndërkombëtare të ushqimeve po formohet nga paraliza virtuale e eksporteve ukrainase nëpërmjet......
Pronat në bashkëpronësi - Si do bëhet kompensimi i subjekteve private për pjesët takuese
Projektligji i ri për pasuritë e paluajtshme përcakton se si mund të zhvillohen pronat shtetërore në bashkëpronësi dhe çfarë përfitojnë subjektet......
1,197 biznese të reja në gusht - Shërbimet online, mbi 9 mijë aplikime
Muaji gusht ka sjellë një aktivitet të konsiderueshëm në shërbimet administrative për bizneset, me mijëra aplikime dhe procedura të kryera përmes kanaleve......
SHBA, marrëveshje 24 mld USD me Arabinë - Do t’i shesë 50 avionë luftarakë F-35, Kongresi ka rezerva
Shtetet e Bashkuara kanë siguruar një marrëveshje me Arabinë Saudite, prej rreth 24 miliardë dollarë, për shitjen e 48 avionëve të teknologjisë së fundit,......
Mali i Zi bën pagën minimale 1,400 euro/ Nga janari 2027 nis “Euro Model”
Mali i Zi synon një rritje të fortë të pagave duke nisur nga janari i vitit 2027. Qeveria ka miratuar paketën e ligjeve që i hap rrugën modelit të ri të......
Tapi falas për pronat pa letra/ Privatizohen oborret në përdorim, deri në 300 m
Qytetarët që kanë prej vitesh një shtëpi apo oborr në përdorim, por nuk kanë dokumente të plota pronësie, do ta kenë më të lehtë marrjen e tapisë. Në disa......
Prodhimi i energjisë, Karakaçi: Fotovoltaikët prodhuan 30% të energjisë në qershor
Energjia diellore po merr një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në prodhimin vendas, veçanërisht gjatë muajve të verës. Ministri i Infrastrukturës dhe......

