1,197 biznese të reja në gusht - Shërbimet online, mbi 9 mijë aplikime

Muaji gusht ka sjellë një aktivitet të konsiderueshëm në shërbimet administrative për bizneset, me mijëra aplikime dhe procedura të kryera përmes kanaleve online. Vetëm gjatë këtij muaji janë regjistruar 9 mijë e 204 aplikime online, ndërsa numri i bizneseve të reja të regjistruara ka arritur në 1 mijë e 197.
Përveç regjistrimeve të reja, gjatë gushtit janë lëshuar edhe 126 licenca të reja dhe 19 leje të reja, duke vijuar procedurat administrative për aktivitetet ekonomike që kërkojnë autorizime për ushtrimin e veprimtarisë.
Një volum i lartë është regjistruar edhe në sistemet e regjistrave. Në Regjistrin Tregtar janë kryer 7 mijë e 294 procedura, ndërsa në Regjistrin e Pronarëve Përfitues janë regjistruar 776 veprime.
Ndërkohë, 1 mijë e 134 veprime janë kryer në Regjistrin e Lejeve, Licencave dhe Autorizimeve. Por krahas shërbimeve online, gjatë gushtit ka vijuar edhe asistenca direkte për qytetarët dhe bizneset, me qëllim orientimin dhe zgjidhjen e problematikave që hasen gjatë aplikimeve apo procedurave administrative.
Në total, përmes biletave të asistencës dhe komunikimit me email, janë trajtuar 1 mijë e 262 kërkesa. Edhe komunikimi telefonik ka vijuar me një numër të konsiderueshëm kontaktesh. Gjatë muajit gusht janë asistuar 627 telefonata, ndërsa përmes chat-it direkt me operatorët janë realizuar 905 komunikime.
Kështu, shërbimet për bizneset janë ofruar përmes disa kanaleve, nga aplikimet dhe regjistrimet online, te komunikimi direkt me operatorët. Në total, të dhënat e gushtit pasqyrojnë një përdorim të gjerë të shërbimeve digjitale, ndërsa asistenca vijon të jetë një element mbështetës për bizneset dhe qytetarët gjatë çdo hapi të procedurave administrative.
SHBA, marrëveshje 24 mld USD me Arabinë - Do t’i shesë 50 avionë luftarakë F-35, Kongresi ka rezerva
Shtetet e Bashkuara kanë siguruar një marrëveshje me Arabinë Saudite, prej rreth 24 miliardë dollarë, për shitjen e 48 avionëve të teknologjisë së fundit,......
Mali i Zi bën pagën minimale 1,400 euro/ Nga janari 2027 nis “Euro Model”
Mali i Zi synon një rritje të fortë të pagave duke nisur nga janari i vitit 2027. Qeveria ka miratuar paketën e ligjeve që i hap rrugën modelit të ri të......
Tapi falas për pronat pa letra/ Privatizohen oborret në përdorim, deri në 300 m
Qytetarët që kanë prej vitesh një shtëpi apo oborr në përdorim, por nuk kanë dokumente të plota pronësie, do ta kenë më të lehtë marrjen e tapisë. Në disa......
Prodhimi i energjisë, Karakaçi: Fotovoltaikët prodhuan 30% të energjisë në qershor
Energjia diellore po merr një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në prodhimin vendas, veçanërisht gjatë muajve të verës. Ministri i Infrastrukturës dhe......
Dielli mbulon 30% të energjisë - Karakaçi: Fotovoltaikët po ndihmojnë sistemin shqiptar gjatë muajve të thatë të verës
Rreth 30% e energjisë elektrike të konsumuar në Shqipëri gjatë muajit qershor është prodhuar nga impiantet fotovoltaike. Sipas ministrit Karakaçi, kjo peshë......
Rama: Transparencë me çmimet - Kryeministri kërkon nga supermarketet të bëhen pjesë e platformës për krahasimin e produkteve
Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar rrjeteve të supermarketeve dhe furnitorëve më shumë transparencë në përcaktimin e çmimeve, duke paralajmëruar se fitimet......
Malaj: Po analizojmë marzhet e çmimeve - MF kërkon të identifikojë hapësirat për ndërhyrje fiskale në lehtësim të konsumatorëve
Ministria e Financave po analizon marzhet e fitimit në të gjithë zinxhirin e formimit të çmimeve, nga prodhuesi ose importuesi deri te konsumatori final.......
Ibrahimaj: Pse nuk po ulen çmimet ? - Qeveria kërkon transparencë nga supermarketet për çmimet, importet dhe marzhet e fitimit
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka kërkuar më shumë transparencë nga rrjetet e supermarketeve për mënyrën se si formohen çmimet e......

