Shqipëria Postuar më 18 September 2026, 16:53

Tapi falas për pronat pa letra/ Privatizohen oborret në përdorim, deri në 300 m

Nga SCAN TV

images.jfif

Qytetarët që kanë prej vitesh një shtëpi apo oborr në përdorim, por nuk kanë dokumente të plota pronësie, do ta kenë më të lehtë marrjen e tapisë. Në disa raste, ata nuk do të paguajnë as tarifat e shërbimit prej 3 mijë apo 10 mijë lekësh.

Ndryshimet e reja në rregullat e Kadastrës synojnë të përshpejtojnë procedurat për ndërtesat pa titull pronësie, trojet funksionale dhe oborret në përdorim, duke ndryshuar edhe mënyrën se si do të trajtohen këto raste.

Risia e parë është se Kadastra nuk do të jetë e detyruar të presë dhe të trajtojë çdo pronë vetëm si një rast më vete. Procedura mund të zhvillohet në bllok, për disa prona njëkohësisht, ndërsa verifikimet dhe matjet mund të kryhen në terren për të gjithë zonën. Kjo pritet të shkurtojë ndjeshëm kohën e procedurave.

Ka edhe një lehtësi financiare. Kur procedura nis me iniciativën e vetë ASHK-së, për objektet e banimit nuk paguhet tarifa e shërbimit prej 3 mijë lekësh për ndërtimet pa leje dhe 10 mijë lekësh për objektet pa titull, trojet funksionale dhe oborret në përdorim.

Një nga ndryshimet më të rëndësishme prek ndërtesat e ngritura përpara vitit 1991 dhe oborret që u shërbejnë atyre. Sipërfaqja e oborrit apo truallit funksional që mund të trajtohet mund të arrijë deri në 300 metra katrorë.

Në gjuhë të thjeshtë, nëse një familje ka prej dekadash një shtëpi dhe përdor një oborr përreth saj, por nuk ka dokument pronësie për tokën, Kadastra mund të përcaktojë sipërfaqen që i shërben realisht banesës dhe të procedojë për kalimin e saj në pronësi, nëse plotësohen kushtet ligjore.

Kjo nuk do të thotë se çdo familje merr automatikisht 300 metra katrorë. 300 metra katrorë është kufiri maksimal, ndërsa sipërfaqja konkrete përcaktohet sipas situatës së pronës dhe verifikimit në terren.

Edhe mënyra e përfitimit varet nga statusi i tokës. Kur trualli është shtetëror, me pronar të pavërtetuar apo pa informacion pronësie, kalimi në pronësi mund të bëhet pa pagesë, sipas kushteve të përcaktuara në vendim.

Ndryshe është rasti kur toka rezulton pronë private e një personi tjetër. Edhe këtu mund të procedohet për sipërfaqen deri në 300 metra katrorë, por qytetari duhet të paguajë vlerën e truallit sipas çmimit favorizues të përcaktuar nga legjislacioni.

Në praktikë, ndryshimet synojnë të zgjidhin një problem të mbartur prej dekadash: shtëpia ekziston dhe oborri përdoret, por dokumentet e pronësisë nuk pasqyrojnë plotësisht situatën në terren.

Formalizimi i këtyre pronave u jep qytetarëve mundësinë që më pas t'i shesin, trashëgojnë apo përdorin si garanci për kredi me një 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat