Shqipëria Postuar më 19 September 2026, 13:04

Rama niset drejt SHBA-së/ Kryeministri pjesë e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, takime në Nju Jork

Nga Edel Strazimiri

cbf767ff-ff6a-4e06-8688-2f8bf014ad2f.jpg

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Gjatë qëndrimit në Nju Jork, Rama do të marrë pjesë në hapjen e Debatit të Përgjithshëm të Asamblesë dhe do t’u drejtohet të pranishmëve me një fjalim.

Axhenda e kryeministrit përfshin gjithashtu pjesëmarrjen në aktivitete dhe takime të nivelit të lartë me përfaqësues të politikës, ekonomisë dhe organizatave ndërkombëtare.

Rama pritet të zhvillojë edhe takime me përfaqësues të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara.

Në këtë vizitë, kryeministri do të shoqërohet nga bashkëshortja, Linda Rama, dhe delegacioni zyrtar shqiptar.
 
 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat