Frenohet “vrulli” i TEMU - AKEP: Dërgesat ndërkombëtare bien me 52% në Shqipëri, pas bumit të porosive online gjatë 2025

Shqiptarët po e përdorin më pak postën në 2026. Të dhënat e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) tregojnë se qytetarët kanë dërguar dhe marrë më pak objekte në krahasim me vitin e kaluar.
2025 ishte padyshim viti i “lulëzimit” të postës ndërkombëtare falë platformës së shitje-blerjeve, TEMU. Edhe shqiptarët “ranë pre” e “fast fashion” apo e thënë ndryshe modës së shpejtë, e cila fillimisht synon prodhimin masiv dhe të shpejtë të veshjeve, duke kopjuar stilet aktuale, dhe më pas shitjen e tyre me çmime shumë më të ulëta se ato që ofron tregu. Një prej debateve më të mëdha vitin e kaluar ishte përmbajtja e kimikateve toksike në veshjet apo objektet e blera nga TEMU, e cila solli më pas shtimin e kontrolleve nga Bashkimi Evropian për të gjitha produktet që hynin në Union dhe në fund gjobitjen me 200 milionë euro të TEMU, për shitjen e produkteve të paligjshme, si lodra të rrezikshme për foshnja dhe karikues me defekt.
Përfituesit më të mëdhenj janë postat private, të cilët ishin dhe vijojnë të jenë shpërndarësit kryesorë të objekteve ndërkombëtare hyrëse.
Por duket se 2026 nuk ka premtuar të njëjtën gjë. Sipas të dhënave nga AKEP, në tremujorin e dytë të këtij viti janë shpërndarë 6.7 milionë objekte postare në total, rreth 15% më pak se në tremujorin e dytë 2025. Shpërndarja e objekteve brenda vendit ka pasur një tkurrje më të vogël, ndërsa dërgimi apo marrja e pakove dhe letrave nga jashtë territorit të Shqipërisë, regjistroi një rënie prej 52% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Për sa i përket llojit të objekteve, postat private shpërndajnë më shumë pako sesa letra, ndërsa Posta Shqiptare rreth 74% objekte të thjeshta dhe 26% objekte të regjistruara ose shërbime shtesë.
Posta Shqiptare, i cili vazhdon të jetë ofruesi i vetëm i shërbimit universal në Shqipëri, pra që ofron një minimum të përcaktuar shërbimesh, të një cilësie të caktuar, të mundshme për të gjithë përdoruesit në territorin e Shqipërisë, pavarësisht nga vendndodhja gjeografike, me çmime të përballueshme, është kompania që ka shpërndarë më shumë objekte. Ajo dominon në shpërndarjen e objekteve postare brenda vendit, por postat private dominojnë në shpërndarjen e objekteve postare ndërkombëtare që hyjnë në Shqipëri.
Personat me aftësi të kufizuara - Ende vështirësi për të depërtuar në tregun e punës
Pavarësisht rritjes së numrit të personave me aftësi të kufizuara që kërkojnë punë, përfshirja e tyre në tregun shqiptar të punës vijon të përballet me......
Buffett tërhiqet nga Berkshire Hathaway - E ka drejtuar konglomeratin gjigant që nga viti 1965
Uorrën Bafet ka njoftuar, në një letër drejtuar aksionerëve të kompanisë, se do të tërhiqet nga posti i kryetarit të bordit të (Berkshajër Hathauej) Berkshire......
Itali, punonjësit e Apple në grevë - Kërkojnë kushte më të mira pune dhe paga më të larta
Punonjësit e Apple në qytetet kryesore në Itali zhvilluan një grevë, duke kërkuar kushte më të mira pune dhe pagesa më të larta, pikërisht në ditën e lançimit......
BE, karburanti çmime rekord - Ekspertët e BQE-së parashikojnë kulmin e marzheve të naftës në muajin tetor
Mbushja e një makine me karburant nuk ka kushtuar kurrë më shtrenjtë në të gjithë Bashkimin Evropian, sipas të dhënave të Komisionit Evropian që datojnë më......
Lehtësim për çmimin e karburantit - Gjermania, 2.5 miliardë euro subvencione për të mbrojtur qytetarët nga çmimet e larta
Qeveria gjermane dhe shtetet federale kanë arritur një marrëveshje mbi masa me vlerë 2.5 miliardë euro që synojnë uljen e çmimeve në stacionet e benzinës dhe......
Marrëveshje SHBA-Danimarkë - Palët bien dakord, amerikanët garantë për sigurinë e përhershme të Groenlandës
Shtetet e Bashkuara dhe Danimarka kanë njoftuar se kanë arritur një marrëveshje për Groenlandën, me Presidentin e SHBA-së Donald Trump që tha se marrëveshja......
Nafta me çmim tavan 219 lekë - Bordi cakton kufirin e ri, ndërsa benzina nuk do të kalojë 195 lekë për litër
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet maksimale të shitjes së naftës dhe benzinës, pas shpalljes së situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve. Sipas......
“Luftë” për qendra të vogla të dhënash - Anthropic dhe OpenAI, në kërkim të marrëveshjeve të reja
Kompanitë më të mëdha të inteligjencës artificiale, janë në kërkim të qendrave të vogla të të dhënave, për ta shpërndarë në mënyrë më efikase fluksin e punës.......

