Rama: Shqipëria në rrugën e integrimit - Kryeministri rendit progresin e vendit dhe angazhimin prej 6 milionë dollarësh për objektivat e zhvillimit

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar progresin e Shqipërisë në përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), duke i lidhur ato me procesin e integrimit në Bashkimin Europian.
Në një videomesazh, Rama tha se objektivat e Agjendës 2030 janë pjesë e punës së përditshme të qeverisë dhe se përmbyllja e negociatave me BE-në deri në vitin 2027, anëtarësimi deri në vitin 2030 dhe përmbushja e Agjendës 2030 përbëjnë, sipas tij, një proces të përbashkët transformimi.
Duke iu referuar të dhënave që nga Rishikimi Kombëtar Vullnetar i vitit 2018, Rama tha se varfëria është ulur nga 23.7% në 19%, ndërsa vdekshmëria e fëmijëve nën 5 vjeç është përgjysmuar. Ai theksoi gjithashtu se mbi 95% e shërbimeve publike ofrohen online, ndërsa pjesa dërrmuese e prodhimit të energjisë elektrike vjen nga burimet e rinovueshme.
Sipas kryeministrit, gratë zënë aktualisht 35% të vendeve në parlament dhe afro 50% të posteve ministrore, ndërsa borxhi publik është nën kufirin prej 60% të PBB-së.
Rama deklaroi se Shqipëria renditet e 44-ta në botë në Indeksin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm për vitin 2026, duke e cilësuar këtë si një tregues të performancës së vendit në rajon.
Në kuadër të përshpejtimit të këtyre objektivave, Shqipëria ka angazhuar 6 milionë dollarë për Fondin e Përshpejtimit të SDG-ve. Fondet do të fokusohen në katër prioritete: mbrojtjen e fëmijëve, përgatitjen e bizneseve për tregun e përbashkët europian, rigjallërimin e komuniteteve lokale dhe forcimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Kryeministri bëri të ditur gjithashtu se Shqipëria ka nënshkruar kuadrin e ri të bashkëpunimit me Kombet e Bashkuara për periudhën 2027–2031, duke theksuar se objektivi është që procesi i zhvillimit të përfshijë edhe komunitetet rurale dhe grupet më të cenueshme.
Rama niset drejt SHBA-së/ Kryeministri pjesë e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, takime në Nju Jork
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së......
Mbi 9.4 milionë turistë në 8 muaj - Gonxhja: Vizitorët e huaj rriten 5.3%, gushti pati mbi 2.4 milionë hyrje
Mbi 9.4 milionë vizitorë të huaj kanë hyrë në Shqipëri gjatë tetë muajve të parë të vitit 2026, duke shënuar një rritje prej 5.3% krahasuar me të njëjtën......
Moody’s përmirëson perspektivën e Shqipërisë - Malaj: Vlerësimi konfirmon forcimin e financave publike dhe progresin e reformave
Ministria e Financave ka bërë të ditur se agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit Moody’s ka përmirësuar perspektivën e Shqipërisë nga “e qëndrueshme”......
Si ka ndryshuar raporti i varësisë? - Gati 3 persona në moshë pune për çdo pensionist
Shqipëria po përballet me një ndryshim të rëndësishëm demografik ku numri i të moshuarve po rritet, ndërsa pesha e popullsisë në moshë pune po zvogëlohet. Ky......
17 ushtarakë shqiptarë në KFOR - Mbështetje ajrore edhe me një helikopter. Personeli do të vendoset në Ferizaj
Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të marrin pjesë me 17 ushtarakë dhe një helikopter në operacionin ushtarak ndërkombëtar “KFOR”, në Kosovë. Në Fletoren......
Frenohet “vrulli” i TEMU - AKEP: Dërgesat ndërkombëtare bien me 52% në Shqipëri, pas bumit të porosive online gjatë 2025
Shqiptarët po e përdorin më pak postën në 2026. Të dhënat e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) tregojnë se qytetarët kanë dërguar dhe......
Personat me aftësi të kufizuara - Ende vështirësi për të depërtuar në tregun e punës
Pavarësisht rritjes së numrit të personave me aftësi të kufizuara që kërkojnë punë, përfshirja e tyre në tregun shqiptar të punës vijon të përballet me......
Buffett tërhiqet nga Berkshire Hathaway - E ka drejtuar konglomeratin gjigant që nga viti 1965
Uorrën Bafet ka njoftuar, në një letër drejtuar aksionerëve të kompanisë, se do të tërhiqet nga posti i kryetarit të bordit të (Berkshajër Hathauej) Berkshire......

