Tregu i monedhave vijon qëndrueshmërinë - Investitorët, të fokusuar te lufta e bankave qendrore kundër inflacionit

Tregu monetar ka vijuar qëndrueshmërinë edhe në sesionin e sotëm, pasi janë larguar shqetësimet që kishin të bënin me sistemin bankar dhe tashmë vëmendja është përqendruar te lufta e bankave qendrore kundër inflacionit.
Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 102.7, ndërsa në sesionin e kaluar u rrit me rreth 0.2%.
Ky indeks pritet ta mbyllë muajin mars në rënie me rreth 2%, për shkak të trazirave në tregjet e aksioneve, si pasojë e problemeve në industrinë bankare. Në takimin e muajit maj, Rezerva Federale parashikohet të mos ndryshojë normat e interesit, megjithatë gjithçka do të varet nga të dhënat që do të publikohen mbi ekonominë amerikane.
Euro po këmbehet në rreth 1.083 dollarë, ndërsa gjatë këtij muaji është rritur me rreth 2%. Në tregun e kripromonedhave, bitcoin po tregtohet në rreth 28,600 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet 1800 dollarë.
SCAN
Sondazh

“Sfidat e zhvillimit të infrastrukturës në Shqipëri”, Oztas: Synim i konferencës, bashkëpunimi mes akademikëve dhe kompanive
Sfidat e zhvillimit të infrastrukturës në Shqipëri, problemet dhe gjetja e zgjidhjeve të qëndrueshme, kanë qenë në fokus të diskutimeve të konferencës......

5 mijë lekë shpërblim për pensionistët në prill - Rama: Do të rrisim më tej edhe pagën mesatare në dy faza. synojmë 900 euro
5 mijë lekë do t’u shpërndahen pensionistëve nga muaji prill. Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së qeverisë njoftoi se ky vendim vjen si efekt I mbledhjes së......

Krifca-Lollobrigida: Vaji ullirit dhe vera “Made in Albania”, potencial për rritjen e eksporteve në Itali dhe BE!
Biznesi bujqësor shqiptar sot ka mundësinë e bashkëpunimeve të reja me shumë interes me rreth 30 kompani italiane, shoqata dhe dhoma biznesi, ku disa prej tyre......

Fondi i rimëkëmbjes për Italinë pezullohet ndërsa Brukseli vazhdon shqyrtimin!
Pagesa e fundit e fondeve të rimëkëmbjes së COVID-19 të Italisë është pezulluar përkohësisht, pasi Brukseli dhe Roma bien dakord për një zgjatje prej një muaji......

Frenohet rënia e Bonove të Thesarit, shënohet rritje e lehtë - Në ankandin e fundit të marsit norma e instrumenteve 12-mujore shkoi në 3.93%
Për herë të parë në tre muaj, Bonot e Thesarit me afat maturimi 12 mujor kanë ndalur tendencën rënëse duke shënuar edhe një rritje të lehtë. Në ankandin e......

Rreziku i fatkeqësive natyrore - Risqet që prekin më shumë qarqet e Shqipërisë
Në Shqipëri risku më i lartë i fatkeqësive lidhet me çarjet e digave, përmbytjet e mundshme, aksidentet teknologjike dhe kërkimet biologjie si ishte rasti nga......

Do kthente “trurin” e thithte investimet, dështon Agjencia e Diasporës - Nuk arriti të siguronte votën e emigrantëve dhe ambicie të shumta, mbyllet pas 5 vitesh
U krijua me qëllimet ambicioze për të kthyer në Shqipëri trurin e larguar në vite, për të thithur investimet e emigrantëve të suksesshëm, për të mundësuar......

Kredi të butë edhe për ata që kanë prona - Sa përqind mbulon shteti dhe kush janë përfituesit
Edhe familjet që kanë prona do të kenë mundësinë që të aplikojnë për të përfituar nga kredia e butë. Ndryshimet në vendimin “Për masën e subvencionit të......