Frenohet rënia e Bonove të Thesarit, shënohet rritje e lehtë - Në ankandin e fundit të marsit norma e instrumenteve 12-mujore shkoi në 3.93%

Për herë të parë në tre muaj, Bonot e Thesarit me afat maturimi 12 mujor kanë ndalur tendencën rënëse duke shënuar edhe një rritje të lehtë. Në ankandin e fundit për muajin mars, ato janë shitur me normën mesatare 3.93%, nga 3.91% në ankandin e mëparshëm.
Tendenca frenuese ishte vërejtur edhe në bonot me afat maturimi 3 mujor, të cilat gjithashtu shënuan një rritje minimale në ankandin e mesit të marsit. Ky frenim tregon se mbireagimi i tregut ndaj letrave me vlerë të qeverisë i nisur që në tremujorin e fundit të vitit të shkuar ka ndaluar tashmë, në një kohë që vjen edhe menjëherë pasi banka e Shqipërisë vendosi javës së shkuar të rrisë më tej normën bazë të interesit. Tashmë ajo është në nivelin 3% dhe pritet të ndikojë përsëri në normat e interesave të letrave me vlerë të Qeverisë.
Një pjesë e mirë e mbireagimit të tregut në muajt e mëparsshëm lidhej me pritshmëritë e larta se banka e Shqipërisë do të vijonte edhe më tej me ndërhyrjet në normën bazë të interesit, bashkë me pritshmëitë për inflacionin. Banka e Shqipërisë rriti normën bazë, ndërkohë që presionet e brendshme inflacioniste mbeten mjaft të larta. Faktorë që parathonë rikthim të rritjes së interesave të letrave me vlerë të Qeverisë.
Rritje që gjithësesi nuk pritet të jetë në nivelet e nëntorit të vitit të shkuar, duke parë se së fundmi edhe sistemi bankar ka rritur normat e interesit të depozitave.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Rreziku i fatkeqësive natyrore - Risqet që prekin më shumë qarqet e Shqipërisë
Në Shqipëri risku më i lartë i fatkeqësive lidhet me çarjet e digave, përmbytjet e mundshme, aksidentet teknologjike dhe kërkimet biologjie si ishte rasti nga......

Do kthente “trurin” e thithte investimet, dështon Agjencia e Diasporës - Nuk arriti të siguronte votën e emigrantëve dhe ambicie të shumta, mbyllet pas 5 vitesh
U krijua me qëllimet ambicioze për të kthyer në Shqipëri trurin e larguar në vite, për të thithur investimet e emigrantëve të suksesshëm, për të mundësuar......

Kredi të butë edhe për ata që kanë prona - Sa përqind mbulon shteti dhe kush janë përfituesit
Edhe familjet që kanë prona do të kenë mundësinë që të aplikojnë për të përfituar nga kredia e butë. Ndryshimet në vendimin “Për masën e subvencionit të......

Nis privatizimi i plotë i ish-ndërmarrjeve bujqësore - Ligji/ Kriteret dhe procedura për subjektet që kanë në përdorim këto objekte
Bizneseve që kanë në përdorim objekte të ish-ndërmarrjeve bujqësore, por nuk janë regjistruar në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe nuk janë pajisur me......

Avokati i Shtetit, shkarkim për shkeljet e paaftesine - Projektligji shton masa të reja, procedim disiplinor, pezullim, mbajtje deri 30% e rrogës
Një seri ndryshimesh në ligj ngarkojnë me përgjegjësi individuale Avokatin e Shtetit për shkeljet në detyrë dhe mundësojnë procedurat disiplinore ndaj tij edhe......

BE-ja zgjat planin e saj vullnetar të reduktimit të gazit prej 15% deri në mars 2024!
Kursimet janë bërë zyrtarisht pjesë e politikës energjetike të Bashkimit Europian. Ministrat e Energjisë nga 27 vendet anëtare vendosën të martën pasdite të......

Çfarë vendosi qeveria gjermane pas një maratone debati?
Në vendimet e koalicionit qeveritar të bëra publike sot parashikohet që ligji për klimën të zgjerohet në disa pika. Në ligjin aktual çdo sektor si energjia,......

Pagesa me këste dhe pa interes nga telefoni - Apple prezanton shërbimin “Pay Later”, për momentin vetëm në SHBA
Njoftimi u bë verën e kaluar, por tashmë është një realitet. Kompania Apple ka prezantuar, për momentin vetëm në Shtetet e Bashkuara, shërbimin Apple Pay......