Do kthente “trurin” e thithte investimet, dështon Agjencia e Diasporës - Nuk arriti të siguronte votën e emigrantëve dhe ambicie të shumta, mbyllet pas 5 vitesh

U krijua me qëllimet ambicioze për të kthyer në Shqipëri trurin e larguar në vite, për të thithur investimet e emigrantëve të suksesshëm, për të mundësuar pjesëmarrjen e tyre në votime, regjistrimin e tyre në ccdo vend ku jetojnë, deri edhe për të hapur një gazetë e një kanal televiziv dedikuar atyre, por nuk arriti asnjë prej këtyre qëllimeve. Madje aktualisht në Kuvend është depozituar propozimi për Shfuqizmin e ligjit të vitit 2017 përmes të cilit u krijua Agjencia Kombëtare e Diasporës, nën përgjegjësinë e drejtpërdrejtë të Kryeministrit.
Gjithësesi, projetligji nuk e lidh mbylljen e Agjencisë me suskeset apo dështimet e saj, por me faktin se me ndryshimet që i janë bërë në vitin 2022 përgjegjësive të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, është kjo e fundit përgjegjëse për diasporën, në një kohë që më parë i përkiste ministrit të Shtetit për Diasporën.
Përgjegjësitë dhe detyrat e parashikuara në këtë ligj, por edhe të normave ligjore në fuqi për diasporën do të vijohen të realizohen nga vetë institucioni i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, nëpërmjet një riorganizimi të brendshëm, me krijimin e një strukture të posaçme varësie për të gjitha çështjet e diasporës, sqaron relacioni shoqërues i projektligjit.
Më tej, në projektligj nënvizohet se krijimi i kësaj Agjencie ka lindur i nevojshëm në kushtet kur ministri përgjegjës për diasporën ishte ministër pa portofol, çka nënkupton, ndër të tjera, mungesën e burimeve njerëzore të brendshme dhe nevojën për ngritje dhe mbështetje nga strukturat jashtë kësaj ministrie.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Kredi të butë edhe për ata që kanë prona - Sa përqind mbulon shteti dhe kush janë përfituesit
Edhe familjet që kanë prona do të kenë mundësinë që të aplikojnë për të përfituar nga kredia e butë. Ndryshimet në vendimin “Për masën e subvencionit të......

Nis privatizimi i plotë i ish-ndërmarrjeve bujqësore - Ligji/ Kriteret dhe procedura për subjektet që kanë në përdorim këto objekte
Bizneseve që kanë në përdorim objekte të ish-ndërmarrjeve bujqësore, por nuk janë regjistruar në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe nuk janë pajisur me......

Avokati i Shtetit, shkarkim për shkeljet e paaftesine - Projektligji shton masa të reja, procedim disiplinor, pezullim, mbajtje deri 30% e rrogës
Një seri ndryshimesh në ligj ngarkojnë me përgjegjësi individuale Avokatin e Shtetit për shkeljet në detyrë dhe mundësojnë procedurat disiplinore ndaj tij edhe......

BE-ja zgjat planin e saj vullnetar të reduktimit të gazit prej 15% deri në mars 2024!
Kursimet janë bërë zyrtarisht pjesë e politikës energjetike të Bashkimit Europian. Ministrat e Energjisë nga 27 vendet anëtare vendosën të martën pasdite të......

Çfarë vendosi qeveria gjermane pas një maratone debati?
Në vendimet e koalicionit qeveritar të bëra publike sot parashikohet që ligji për klimën të zgjerohet në disa pika. Në ligjin aktual çdo sektor si energjia,......

Pagesa me këste dhe pa interes nga telefoni - Apple prezanton shërbimin “Pay Later”, për momentin vetëm në SHBA
Njoftimi u bë verën e kaluar, por tashmë është një realitet. Kompania Apple ka prezantuar, për momentin vetëm në Shtetet e Bashkuara, shërbimin Apple Pay......

Greqia vendos datën e zgjedhjeve parlamentare më 21 maj!
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis njoftoi se zgjedhjet parlamentare do të zhvillohen më 21 maj. Ky njoftim vjen pas protestave të gjera kundër qeverisë të......

Rikuperon Dollari amerikan dhe Paundi britanik – Sa këmbehet sot monedha europiane?
Dollari amerikan ka rikuperuar pikë këtë mëngjes pasi në raport me dje është forcuar duke u blerë sot me 104.6 lekë dhe duke u shitur me 105.8 lekë sipas......