Pagesa me këste dhe pa interes nga telefoni - Apple prezanton shërbimin “Pay Later”, për momentin vetëm në SHBA

Njoftimi u bë verën e kaluar, por tashmë është një realitet. Kompania Apple ka prezantuar, për momentin vetëm në Shtetet e Bashkuara, shërbimin Apple Pay Later, një shërbim shumë i pritur "blej tani, paguaj më vonë", sepse është i integruar në Apple Pay.
Njoftimi zyrtar u bë nga kompania me bazë në Cupertino, e cila ka shpjeguar edhe mënyrën se si funksionon shërbimi i ri. Në thelb, përdoruesit lejohen të ndajnë pagesat për blerjet në katër këste, të shpërndara në gjashtë javë, pa interes dhe pa komision. Më pas, përdoruesit mund të monitorojnë, menaxhojnë dhe shlyejnë çdo kredi direkt në "Portofolin" e Apple, i cili bëhet gjithnjë e më shumë qendra e financat personale në iPhone.
Është e mundur të kërkohet shtyrja e pagesës për shuma që variojnë nga 50 deri në 1.000 dollarë dhe kjo mund të ndodhë për blerjet online dhe përmes aplikacioneve të bëra në iPhone dhe iPad, por edhe në shitje fizike me pakicë ku është e mundur të paguhet me Apple Pay.
Shërbimi filloi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por synimi i Apple është ta ofrojë atë kudo, sepse në fakt është një evolucion i Apple Pay.
Sipas informacioneve, përdoruesit fillimisht do t'u nënshtrohen një lloj sondazhi për të vlerësuar aftësinë kreditore. Më pas, shërbimi do të jetë aktiv dhe përdoruesi do të shohë të shfaqet opsioni "Paguaj më vonë" sa herë që zgjedh Apple Pay për të bërë një blerje.
Apple Pay Later ofrohet nga Apple Financing, një degë e Apple, përgjegjëse për vlerësimin e kredisë dhe huadhënien. Apple Financing planifikon të raportojë të gjitha transaksionet tek zyrat e kreditit të SHBA duke filluar nga kjo vjeshtë.
Dorina Kurtaj/SCAN
Sondazh

Greqia vendos datën e zgjedhjeve parlamentare më 21 maj!
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis njoftoi se zgjedhjet parlamentare do të zhvillohen më 21 maj. Ky njoftim vjen pas protestave të gjera kundër qeverisë të......

Rikuperon Dollari amerikan dhe Paundi britanik – Sa këmbehet sot monedha europiane?
Dollari amerikan ka rikuperuar pikë këtë mëngjes pasi në raport me dje është forcuar duke u blerë sot me 104.6 lekë dhe duke u shitur me 105.8 lekë sipas......

Ndihmën shtetërore e luajnë në baste! - Raporti në Britani, fenomeni është përhapur pas shtrenjtimit të kostos së jetesës
Britanikët me probleme me lojërat e fatit kanë vendosur në baste përfitimet e tyre shtetërore në një përpjekje për të mbuluar faturat e kripura, ndërsa kriza e......

Familjet italiane, gjithnjë e më shumë në krizë - Rreth 13% ka të ardhura të pamjaftueshme për të përballuar nevojat primare
Familjet italiane janë gjithnjë e më shumë në krizë. Rritja e kostos së jetesës gjatë vitit të fundit për shkak të shtrenjtimit të ushqimeve dhe shërbimeve po......

Pronat, “kartolina” e investimeve të huaja - Në vend të parë për IHD gjatë 2022-shit, “Industria nxjerrëse” zbret në vendin e dytë
Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë në lidhje me investimet e huaja direkte tregojnë se, “Aktivitete të pasurive të paluajtshme” zënë vendin e parë sa i......

“Lufta” BE-Rusi për ndalimin e gazit të lëngshëm - Blloku prej 27 vendesh po kërkon mundësi të tjera ligjore
Vendet e Bashkimit Europian ranë dakord të kërkojnë një opsion ligjor për të ndaluar kompanitë ruse të dërgojnë gaz natyror të lëngshëm në këto shtete, duke......

Konsumatorët gjermanë presin rritje - Nuk parashikohet një rimëkëmbje e plotë në periudhë afatshkurtër
Ndjeshmëria e konsumatorit gjerman pritet të rritet në prill pasi çmimet e energjisë janë zbutur disi nga nivelet rekord, megjithëse një rimëkëmbje e plotë nuk......

Popullsia e Shangait u tkurr në vitin 2022 - Arriti në 24,76 milionë pas bllokimeve të forta kundër COVID-19
Kryeqyteti tregtar i Kinës, Shangai, vitin e kaluar regjistroi rënien e parë të popullsisë gjatë 5 viteve të fundit, pasi autoritetet vendosën bllokime të......