Venecia po shqyrton rritjen e tarifës së hyrjes për turistët në 34 dollarë

Venecia po shqyrton mundësinë e rritjes së tarifës së hyrjes për turistët, duke e aplikuar atë për një periudhë më të gjatë të vitit dhe duke e rritur kuotën ditore deri në 30 euro (34 dollarë), tha një zyrtar i lartë në qeverinë e qytetit.
Këshilltarja e buxhetit dhe taksave, Michele Zuin, tha se tarifa aktuale prej 5 deri në 10 euro ishte shumë e ulët për t'u mbrojtur nga mbiturizmi, por tha se çmimi i ri për vitin 2027 do të duhej të diskutohej dhe të bihej dakord me qeverinë.
“Tarifa aktuale prej 5-10 eurosh është e përballueshme për pothuajse të gjithë; rreziku është që ajo të mos ketë më efektin pengues që supozohet të ketë kjo masë”, tha Zuin për numrin e së dielës të së përditshmes rajonale Il Gazzettino.
Në komentet që u ndoqën gjerësisht nga mediat kombëtare të hënën, këshilltari tha se "ishte folur edhe për (çimin deri në) 50 euro", por shtoi se autoritetet mund të pajtohen me një tarifë maksimale prej 30 eurosh.
Tarifa turistike, e zbatueshme vetëm për udhëtarët ditorë, u prezantua në vitin 2024, për herë të parë në botë. Rezervuesit e hershëm paguajnë një tarifë më të ulët dhe ka disa përjashtime, duke përfshirë edhe për fëmijët nën 14 vjeç.
Në vitin 2026, ishte funksional në ditë të caktuara nga 3 prilli deri më 26 korrik, nga ora 8:30 e mëngjesit deri në orën 16:00, dhe solli në arkën e qytetit më shumë se 5.2 milionë euro nga shitja e pak më shumë se 680,000 biletave hyrëse.
Në një qytet që ka vuajtur prej kohësh nga mbiturizmi dhe shpopullimi, zyrtarët vendorë thonë se skema synon të inkurajojë vizitorët të shmangin periudhat e tejmbushura me njerëz.
Vendet e BE-së lëshuan numër rekord, 3.9 milionë leje qëndrimi në vitin 2025
Vendet e BE-së lëshuan një numër rekord lejesh qëndrimi në vitin 2025, 10% më shumë se një vit më parë, të nxitura kryesisht nga punësimi dhe ribashkimi......
Projektligj për ndryshimin e Kodit Doganor, unifikohen procedurat me doganat e BE, lehtësohet tregtia
Shqipëria do të përfarojë plotësisht Kodin Doganor Shqiptar me Kodin Doganor të BE-së duke përmirësuar dhe qartësuar zbatimin e procedurave të parashikuara në......
Regjistrim fillestar i pronave në 15 bashki, shpallet tenderi me 5 lote, përcaktohen njësitë e përfshira
Së shpejti pritet të nisë regjistrimi fillestar i zonave kadastrale në 15 bashki të Shqipërisë. Agjencia e Prokurimit Publik ka shpallur tenderin me fond......
Ujësjellës i ri në Mamurras - Karakaçi: Së shpejti nis investimi edhe për zonat rurale
Në Mamurras ka përfunduar faza e parë e investimit për ndërtimin e ujësjellësit të ri. Ky investim ka mundësuar furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm për......
Buxheti rrit të ardhurat - Arkëtimet kalojnë planin, mblidhen 557.6 mld lekë në 8 muaj
Të ardhurat e buxhetit kanë vijuar rritjen gjatë 8-mujorit të vitit 2026, duke kaluar lehtë objektivin e planifikuar për periudhën. Sipas të dhënave paraprake......
Linjat “pengojnë” rrugët - ARRSH planifikon 1.29 mld lekë për spostimin e rrjetit, futet Korridori VIII e Tiranë- Durrës
Ndërhyrjet në linjat e tensionit të lartë kanë qenë një prej problemeve që kanë sjellë vonesa gjatë realizimit të projekteve rrugore, për shkak të ndërthurjes......
Tregu imobiliar, nën lupë - NAREA: Formalizimi mbetet ende sfidë
Matja e parë sistematike kombëtare e profesionit të ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme nxjerr në pah hendekun mes kuadrit ligjor dhe zbatimit të tij në......
Ushqimet, mbi ritmin e BE/ Argëtimi kryeson shtrenjtimet. Si krahasohemi me Europën?
Rritja e përgjithshme e çmimeve në Shqipëri mbetet pranë mesatares europiane, por te produktet ushqimore diferenca me Bashkimin Europian është e dukshme. Të......

