Bota Postuar më 29 Mars 2023, 10:16

Popullsia e Shangait u tkurr në vitin 2022 - Arriti në 24,76 milionë pas bllokimeve të forta kundër COVID-19

Nga SCAN TV
Popullsia e Shangait u tkurr në vitin 2022 - Arriti në 24,76

Kryeqyteti tregtar i Kinës, Shangai, vitin e kaluar regjistroi rënien e parë të popullsisë gjatë 5 viteve të fundit, pasi autoritetet vendosën bllokime të forta për frenimin e COVID-19 dhe më shumë se 250,000 punëtorë migrantë u larguan. Të dhënat, të publikuara nga byroja e statistikave të Shangait, treguan se qendra e qytetit numëronte 24.76 milionë persona vitin e kaluar, krahasuar me 24.89 milionë në 2021.

Shifrat u publikuan pasi Pekini gjithashtu shënoi rënien e parë të popullsisë që nga viti 2003. Të dy qytetet janë në përputhje me tendencat kombëtare. Popullsia e Kinës ra vitin e kaluar për herë të parë në gjashtë dekada, e rënduar nga rritja e kostove të jetesës veçanërisht në qendrat e mëdha urbane, rritja e dobët ekonomike dhe ndryshimi i qëndrimeve ndaj rritjes së familjes.

Rreth 60% e banorëve të Shangait thanë se donin vetëm një fëmijë ose asnjë, sipas një sondazhi zyrtar. Më shumë se 28% e banorëve të anketuar thanë se nuk planifikonin të kishin një fëmijë shtesë për shkak të kostove të larta të kujdesit. Shkalla e lindjeve në Shangai ra në 4.4 për 1000 banorë, nga 4.7 një vit më parë, ndërsa shkalla e vdekjes u rrit në 6 për 1000 banorë, nga 5.6 për shkak të një popullsie që plaket me shpejtësi.

Kina vitin e kaluar regjistroi shkallën më të ulët të lindjeve ndonjëherë, prej 6.77 për 1000 banorë. Rreth 18.7% e popullsisë së Shangait është më e vjetër se 65 vjeç, mbi mesataren kombëtare prej 14.9%.

Të shqetësuar nga zvogëlimi i popullsisë së Kinës, këshilltarët politikë të qeverisë kanë bërë më shumë se 20 rekomandime për të rritur nivelet e lindjeve, megjithëse ekspertët thanë se më e mira që mund të bënin ishte të ngadalësonin rënien e popullsisë.

Dorina Kurtaj/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat