Rekord shtrenjtimi ushqimesh në Britani - Qytetarët mund të përballen me më shumë mungesa dhe çmime të rritura

Britanikët që tashmë po shohin rritjen më të madhe të çmimeve të ushqimeve që nga viti 1977, mund të duhet të mësohen me mungesat e perimeve të freskëta pasi kostot në rritje dhe kushtet jo të mira të motit prekën prodhimin vendas.
Blerësit britanikë janë përballur me mungesë domatesh, trangujsh dhe specash në javët e fundit pas ndërprerjes së korrjeve në Afrikën e Veriut që reduktuan ofertën, ndërsa inflacioni i detyroi qytetarët të shpenzonin më shumë për produkte nga Spanja.
Të dhënat e zyrës së taksave treguan se Britania importoi 266,273 ton perime në janar 2023, sasia më e vogël për çdo janar që nga viti 2010, kur popullsia ishte rreth 7% më e vogël se sa është tani.
Për më tepër, prodhimi në Mbretërinë e Bashkuar i përbërësve të sallatave pritet të arrijë një rekord të ulët këtë vit pasi energjia e kushtueshme i pengon prodhuesit britanikë të mbjellin kultura në sera. Kushtet e shtrënguara kanë ndihmuar për të rritur inflacionin e çmimeve të ushqimit në nivele të papara për gati 50 vjet.
Të dhënat e industrisë treguan se inflacioni i çmimeve të produkteve ushqimore në Mbretërinë e Bashkuar arriti një rekord prej 17.5% në katër javët deri më 19 mars. Shumë shitës me pakicë të ushqimeve po blejnë më pak, duke e ditur që klientët e tyre nuk mund të përballojnë të shpenzojnë kaq shumë, duke marrë një goditje në fitimet e tyre në këtë proces.
Kultivuesit, sindikatat e fermerëve dhe pronarët e dyqaneve paralajmërojnë për më shumë mungesa në të ardhmen, ndoshta së shpejti, duke u përhapur në kultura të tjera të kultivuara në shtëpi, përfshirë preshin, lulelakrën dhe karotat për shkak të thatësirës së verës dhe ngricave të dimrit.
Paralajmërimet vijnë pasi supermarketet u detyruan të racionojnë shitjet e vezëve në fund të vitit të kaluar. Ndërsa qeveria dhe supermarketet thonë se janë të sigurt për furnizimin, kriza e sallatave ka hedhur dritë mbi gjendjen e pasigurt të industrisë së produkteve të freskëta në Britani.
Dorina Kurtaj/SCAN
Sondazh

Shqipëria, e papërgatitur për emergjencën klimatike - Organizatat mjedisore kërkojnë më shumë fonde, rishikim të strategjisë kombëtare
Shqipëria mbetet në shkallë të ulët përgatitjeje për të adresuar emergjencën klimatike dhe arritur objektivat e shprehura për vitin 2030. Sipas organizatave......

Italianët, interes për “shfrytëzimin” e bujqësisë shqiptare - Qeveria bën thirrje për më shumë investime, “shpalos” potencialet
Qeveria shqiptare fton sipërmarrësit italianë të investojnë në vendin tonë duke shpalosur edhe potencialet që Shqipëria ka në fusha si bujqësia, energjia e......

“Përgjysmim taksës mbi shitjen e pronave” - Gjoka: Të ulet në 7.5 për qind, dëmton qytetarët dhe tregun
Ndërsa kanë nisur diskutimet mbi draftin final për tatimin mbi të ardhurat, taksa mbi shitjen e pronave në Shqipëri nuk ka ndryshuar dhe parashikohet të vijojë......

2022-shi, vit rekord edhe për investimet e huaja - 1.4 mld euro, 32% më shumë se 2021-shi. "Anonimet" në vend të parë, me 35% të totalit
Banka e Shqipërisë ka përditësuar shifrat e Investimeve të Huaja Direkte në vendin tonë për tremujorin e katërt të vitit. “Scan Intel” ka analizuar këto të......

Transporti urban kërkon rimbursimin lekë/km - Shoqata: 35% më pak bileta, ndihmat afatshkurtra po na dëmtojnë
Pa rimbursim për kërkesat e parashtruara por operojnë çdo ditë në kryeqytet, linjat urbane deklarojnë se ndodhen në gjendje të rënduar financiare. Pagesa në......

Çmimi i ujit, rishikim në gjithë vendin - Kuvendi, ERRU-së: Kryeni analizë mbi format që do ndiqen. Të reduktohet stafi i ujësjellësve
Kuvendi i kërkon Entit Rregullator të Ujit të kryejë një analizë lidhur me strategjinë dhe mundësinë e tarifave që duhet të propozojnë për miratim 15 shoqëritë......

‘Udhëtimi më i gjatë me autobus në botë’ – Do t’i duhet 56 ditë për të përshkruar Europën!
Kompania indiane e ekspeditës Adventures Overland është gati të nisë atë që cilësohet si "udhëtimi më i gjatë me autobus në botë". Për shkak të nisjes në......

Kina shpenzoi 240 miliardë dollarë për shpëtimin e vendeve të 'Një Brez, një Rrugë'!
Kina shpenzoi 240 miliardë dollarë për shpëtimin e 22 vendeve në zhvillim midis 2008 dhe 2021, me shumën në rritje në vitet e fundit, pasi më shumë kanë......