Transporti urban kërkon rimbursimin lekë/km - Shoqata: 35% më pak bileta, ndihmat afatshkurtra po na dëmtojnë

Pa rimbursim për kërkesat e parashtruara por operojnë çdo ditë në kryeqytet, linjat urbane deklarojnë se ndodhen në gjendje të rënduar financiare. Pagesa në lekë për km për 16 linjat që operojnë të cilat u shërbejnë cdo ditë rreth 250 mijë qytetarëve është zgjidhja që shoqata e transportit qytetas kërkon ndaj institucioneve përgjegjëse.
Konstandin Foni, Kryetar i Shoqatës së Transportit Qytetas tha: “Lekë për km do të ishte një zgjidhje e mirë, për të cilat çdo linjë urbane do të pranonte. Ne kemi një kontratë disa pika të të cilave nuk respektohen në kundërshtim me ligjin. Siç shtë rasti I rimbusrimit të abonesë së studentit nga 600 lekë në 1600 lekë një diferencë e cila prej muajsh nuk merret parasysh. Por edhe të qytetarëve të tjerë të cilët përfitojnë nga kategori të ndryshme. Shoqata kombëtare e Transportit Qytetas paralelisht i ka dërguar edhe një kërkesë bashkisë për rimbursimin e akcizës së karburantit bazuar në konsumin e deklaruar sipas raportimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe pranë Drejtorisë së transportit në Bashkinë Tiranë nga secili operator i transportit publik qytetas; Rimbursimi i TVSH-së në shitje për biletat dhe abonetë.”
Kjo situatë e linjave ka ndikuar edhe në cilësinë e shërbimit të përditshëm. “Jemi përpjekur të mso shkurtojmë flotën por në rast krizash për shkak të karburantit apo dhe mossubvencionimeve jemi detyruar në këtë gjendje. Aktualsiht nuk ka një shkurtim por problem shkaktohet nga mungesa e korsive të dedikuara trafiku i lartë etj.,” tha ai.
Në rëndimin e gjendjes financiare për këtë sektor ka ndikuar edhe rënia e numrit të udhëtarëve, ku një ndër shkaqet sipas Fonit është emigracioni sidomos i të rinjve. Sipas tij, “Rënia me 35% e biletave këto vite përtej krizave të dnryshme që kemi kaluar të gjithë si qytetarë ka qenë dhe arsyeja e emigracionit, vihet re një frekuentim më I ulët duke u përkthyer kështu në fitime më të pakta për linjat që operojnë.”
Emigracioni si në çdo biznes por dhe tek transporti është ndjerë në mungesën e punonjësve. Operatorët e linjave urbane në Tiranë raportojnë për një largim të faturinove por edhe të shoferëve.
Marinela Lina / SCAN
Sondazh

Çmimi i ujit, rishikim në gjithë vendin - Kuvendi, ERRU-së: Kryeni analizë mbi format që do ndiqen. Të reduktohet stafi i ujësjellësve
Kuvendi i kërkon Entit Rregullator të Ujit të kryejë një analizë lidhur me strategjinë dhe mundësinë e tarifave që duhet të propozojnë për miratim 15 shoqëritë......

‘Udhëtimi më i gjatë me autobus në botë’ – Do t’i duhet 56 ditë për të përshkruar Europën!
Kompania indiane e ekspeditës Adventures Overland është gati të nisë atë që cilësohet si "udhëtimi më i gjatë me autobus në botë". Për shkak të nisjes në......

Kina shpenzoi 240 miliardë dollarë për shpëtimin e vendeve të 'Një Brez, një Rrugë'!
Kina shpenzoi 240 miliardë dollarë për shpëtimin e 22 vendeve në zhvillim midis 2008 dhe 2021, me shumën në rritje në vitet e fundit, pasi më shumë kanë......

Recesioni në vitin 2023 është i pashmangshëm – Shkurtimet nga puna do të përhapen edhe në sektorë të tjerë!
Vitet e normave praktikisht zero të interesit ndezën tregjet e aksioneve, tregjet e obligacioneve dhe ato të banesave. Për t'u përballur me rritjen e normës së......

“Është si një ‘sëmundje ngjitëse’ e tregut” – Analistët: Kjo nuk është një krizë tjetër bankare!
Rënia e Bankës Silicon Valley me bazë në SHBA, dështimi më i madh i bankës që nga kriza financiare globale, dhe shpëtimi emergjent i Credit Suisse nga rivali......

Çmimet e naftës regjistrojnë rënie të lehtë - Në fokus mbeten kriza bankare dhe kërkesa në ekonominë kineze
Çmimet e naftës së papërpunuar u “tërhoqën” të martën pas rritjes së seancës së mëparshme, me tregjet të fokusuara në zhvillimet në krizën bankare dhe tregues......

'Gati gjysma e mjaltit në tregjet europiane është false' - Hetimi i BE-së zbuloi mashtrime masive!
Gati gjysma e mjaltit të importuar në Bashkimin Europian dyshohet se është fals, sipas një hetimi të BE-së. Hulumtimi, i udhëhequr nga Zyra Kundër Mashtrimit e......

Sesioni i dytë në rënie për dollarin - Investitorët preferojnë asetet me risk, largohen nga monedha e gjelbër
Dollari amerikan po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke publikuar humbje për të dytën ditë me radhë, pasi investitorët kanë preferuar më shumë......