Çmimet e naftës regjistrojnë rënie të lehtë - Në fokus mbeten kriza bankare dhe kërkesa në ekonominë kineze

Çmimet e naftës së papërpunuar u “tërhoqën” të martën pas rritjes së seancës së mëparshme, me tregjet të fokusuara në zhvillimet në krizën bankare dhe tregues të forcimit të kërkesës në Kinë.
Çmimet u lehtësuan pasi u rritën me ritmin më të shpejtë në më shumë se katër muaj të hënën. Nafta e papërpunuar amerikane ra me 4 cent, në 72,77 dollarë, ndërsa kontratat e së ardhmes së naftës Brent ranë me 30 cent, në 77.82 dollarë për fuçi.
Sipas analistëve, megjithëse rreziqet mbeten në sistemin bankar, ulja e blerjeve të naftës së papërpunuar mund të jetë tendenca mbizotëruese në periudhë afatshkurtër.
Çmimet u rritën në seancën e një dite më parë pasi Turqia ndaloi pompimin e naftës së papërpunuar nga Kurdistani nëpërmjet një tubacioni pas një vendimi arbitrazhi që konfirmoi se duhej marrë edhe miratimi i Irakut për transportimin e naftës.
Njoftimi i së hënës se First Citizens Banc do të blejë depozita dhe kredi të Bankës së Silicon Valley të falimentuar, nxiti optimizëm për gjendjen e sektorit bankar që ka tronditur tregjet financiare.
Çmimet e naftës gjithashtu ka të ngjarë të vazhdojnë të mbështeten nga treguesit për rikuperimin e kërkesës kineze. Importet e naftës së papërpunuar të Kinës pritet të rriten me 6.2% në vitin 2023, në 540 milionë ton.
Ndërkaq, treguesit e prodhimit dhe shërbimeve të Kinës do të jenë një shtytës kryesor ekonomik për çmimet e naftës pasi të dhënat pozitive mund të përmirësojnë më tej perspektivën e kërkesës.
Dorina Kurtaj/SCAN

'Gati gjysma e mjaltit në tregjet europiane është false' - Hetimi i BE-së zbuloi mashtrime masive!
Gati gjysma e mjaltit të importuar në Bashkimin Europian dyshohet se është fals, sipas një hetimi të BE-së. Hulumtimi, i udhëhequr nga Zyra Kundër Mashtrimit e......

Sesioni i dytë në rënie për dollarin - Investitorët preferojnë asetet me risk, largohen nga monedha e gjelbër
Dollari amerikan po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke publikuar humbje për të dytën ditë me radhë, pasi investitorët kanë preferuar më shumë......

Nafta ngjitet pranë 77 USD për fuçi - Mbështetet nga rimëkëmbja e kërkesës në Kinë
Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, pas fitimeve të mëdha të realizuara një ditë më parë, ndërkohë që tregu është i fokusuar te zhvillimet në......

Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Bailey: Bankat janë të kapitalizuara mirë dhe kanë likuiditet
Tregjet europiane janë hapur në rritje edhe në sesionin e sotëm, pasi investitorët po përfitojnë nga momenti pozitiv, që filloi një ditë më parë. Edhe shumica......

Më shumë stacione rimbushje për makinat - BE arrin marrëveshjen për zgjerimin e kësaj infrastrukture
Bashkimi Europian arriti të martën një marrëveshje të përkohshme për vendosjen e më shumë stacioneve të shërbimit për makinat me energji elektrike dhe lëndë......

Humbjet nga taksa e jashtëzakonshme e energjisë - Kompanitë britanike e vlerësojnë në rreth 500 milionë fuçi gjatë 10 viteve
Vlera e taksave të jashtëzakonshme për prodhuesit britanikë të naftës dhe gazit në Detin e Veriut Britanik pritet të arrijnë në rreth 500 milionë fuçi gjatë......

Kapaciteti i ri rekord i energjisë së erës - Deri në vitin 2027 në botë pritet të instalohet një rekord prej 680 GW
Një kapacitet rekord prej 680 gigavat (GW) i energjisë së erës pritet të instalohet deri në vitin 2027 në botë, por politikëbërësit duhet të sigurojnë që......

Hungaria miraton kërkesën e Finlandës për anëtarësim në NATO!
Që një vend të bëhet anëtar i NATO-s nevojitet miratimi i 30 vendeve anëtare ndaj tani Turqia është i vetmi vend që nuk e ka ratifikuar kërkesën e......