Kapaciteti i ri rekord i energjisë së erës - Deri në vitin 2027 në botë pritet të instalohet një rekord prej 680 GW

Një kapacitet rekord prej 680 gigavat (GW) i energjisë së erës pritet të instalohet deri në vitin 2027 në botë, por politikëbërësit duhet të sigurojnë që pengesat e zinxhirit të furnizimit të mos ngadalësojnë rritjen për të shmangur humbjen e objektivave klimatike.
Raporti i Këshillit Global të Energjisë së Erës, tha se, politikat kanë krijuar skenën për vendosjen e përshpejtuar të energjisë së erës në tokë dhe në det të hapur, me industrinë që pritet të instalojë 136 GW në vit deri në vitin 2027.
Kapaciteti total i instaluar u rrit në 907 GW globalisht vitin e kaluar, me 78 GW nga viti 2021. Këtë vit kapaciteti i ri i erës mund të kalojë një moment historik prej 1 teravat (TW).
Megjithëse Këshilli Global pret që 1.2 TW kapacitet të ri të instalohet deri në fund të dekadës, kjo është vetëm 68% e kapacitetit të nevojshëm për të ndihmuar në kufizimin e rritjes mesatare globale të temperaturës në 1.5 gradë Celsius.
“Përmbushja e kësaj kërkese kërkon zinxhirë më të fortë furnizimi në të gjithë industrinë e burimeve të rinovueshme, pikërisht në një kohë kur zinxhirët e furnizimit kërcënohen nga inflacioni, rritja e normave të interesit, gjeopolitika dhe pengesat”, theksohet në një deklaratë të Këshillit Global të Energjisë së Erës
Sipas raportit, kapaciteti i lirë në industrinë e prodhimit të energjisë së erës ka të ngjarë të zhduket deri në vitin 2026, nëse nuk ndodhin investime urgjente në zinxhirin e furnizimit, kapacitetin industrial, si dhe trajnimin dhe aftësitë.
Për energjinë e erës në det të hapur, kapaciteti i montimit të turbinave të Europës nuk do të jetë më në gjendje të mbështesë rritjen jashtë kontinentit dhe do të duhet të dyfishohet nga nivelet aktuale për të përmbushur vetëm kërkesën europiane.
Mungesat pritet të shfaqen në gjysmën e dytë të kësaj dekade për komponentët kryesorë si tehët dhe gjeneratorët. Si Europa, ashtu edhe Shtetet e Bashkuara përballen me rrezikun e mungesës së zinxhirit të furnizimit, veçanërisht nëse ndjekin politikat për të përqendruar prodhimin brenda vendit, thuhet në raport.
Dorina Kurtaj/SCAN
Sondazh

Hungaria miraton kërkesën e Finlandës për anëtarësim në NATO!
Që një vend të bëhet anëtar i NATO-s nevojitet miratimi i 30 vendeve anëtare ndaj tani Turqia është i vetmi vend që nuk e ka ratifikuar kërkesën e......

Austria shpreh interes gjeopolitik dhe ekonomik në Shqipëri por paralajmëron: ‘Bëni kujdes me pasaportat e arta’!
Në kuadër të një turi në Ballkanin Perëndimor, Presidenti Federal i Austrisë, Alexander Van der Bellen përfundoi të martën vizitën zyrtare dy ditore në......

Dobësohet ndjeshëm Dollari amerikan – Sa këmbehen sot Paundi, Euro dhe Franga?
Dollari amerikan ka regjistruar zbritje të ndjeshme të kuotës mëngjesin e sotëm pasi në raport me dje është blerë sot me 105.2 lekë dhe është shitur me 106.1......

Aldo Shoes feston 1-Vjetorin e ardhjes për herë të parë në Shqipëri
Aldo Shoes, marka e mirënjohur kanadeze, përfaqësuar nga Fashion Group Albania, festoi 1-Vjetorin e ardhjes për herë të parë në Shqipëri. Eventi i mbajtur......

Biznesi online “ushqehet” në informalitet - Lahi: Kemi paraqitur problemet e tregut, gati paketa e masave urgjente që duhen ndërmarrë
Biznesi online po gjeneron të ardhura të majme informale në Shqipëri duke nxitur evazionin. Ndonëse fitimet janë të larta, garancia e produkteve dhe shërbimi i......

Paratë që nuk u jepen pronarëve, Qeveria kursen 68 Mln dollarë - ATP ka lëvruar vetëm kompensimin me kusht të subjekteve, heqin dorë nga 80% e shumës
Kompensimi me kusht i pronarëve është i vetmi funksion që ka kryer Agjencia e Trajtimit të Pronave gjatë vitit 2022. Në raportin për vitin 2022, Agjencia e......

Pronat e ushtrisë “kthehen” në parqe diellore - Korporata e Investimeve hap tenderin për 2 centrale me fuqi 34 MWp
Korporata e Investimeve Shqiptare synon ndërtimin e 2 parqeve fotovoltaike, me një kapacitet të instaluar prej 34 MWp. Centralet parashikohet të pozicionohen......

Investime në blegtori, peshkim dhe prodhimin e ullirit - Shqipëria, memorandum me Italinë për një produkt të përbashkët
Më shumë investime në sektorin e blegtorisë, peshkimit dhe ullirit janë fokusi kryesor i marrëveshjes së arritur midis ministrisë së bujqësisë së vendit tonë......