Austria shpreh interes gjeopolitik dhe ekonomik në Shqipëri por paralajmëron: ‘Bëni kujdes me pasaportat e arta’!

Në kuadër të një turi në Ballkanin Perëndimor, Presidenti Federal i Austrisë, Alexander Van der Bellen përfundoi të martën vizitën zyrtare dy ditore në Shqipëri ku gjatë bisedimeve politike me homologun shqiptar, ai theksoi vazhdimin e mbështetjes së Austrisë në përparimin e Shqipërisë drejt hyrjes në Bashkimin Europian, (BE) dhe në këtë kontekst, rëndësinë e kryerjes së reformave. „Inkurajojmë Shqipërinë të kryejë reforma në sektorë që lidhen me sundimin e ligjit, të drejtat themelore dhe drejtësinë e pavarur, që janë çështje thelbësore në fokus të metodologjisë së re të zgjerimit, Austria ka mbështetur reformën në drejtësi në Shqipëri dhe do të vazhdojë bashkëpunimin në forcimin e shtetit të së drejtës", deklaroi Van der Bellen, në konferencën e përbashkët për shtyp me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. Van der Bellen erdhi në Tiranë me ftesë të presidentit shqiptar.
Mbështetjen ndaj përparimit të Shqipërisë dhe ritmeve më të shpejta drejt hyrjes së Shqipërisë në BE dhe në përgjithësi të Ballkanit Perëndimor, Presidenti Federal i Austrisë, Alexander Van der Bellen e sheh në dritën e situatës gjeopolitike të krijuar nga agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës. Në një deklaratë të dhënë në APA, (Austria Presse Agentur) lidhur me turin e tij në Ballkanin Perëndimor të nisur me Tiranën, ai vë në dukje që „ lufta në Ukrainë zuri papritur vendin e lodhjes nga zgjerimi" dhe paralajmëroi rrezikun e krijimit të një „vakumi gjeopolitik nëse rajoni nuk mbështetet drejt integrimit. Vendet e BE-së nuk duhet të lejojnë të krijojnë një vakum në Ballkanin Perëndimor. Në rast të një vakumi gjeopolitik, zgjedhja e vendeve të rajonit do të jetë midis Rusisë dhe Kinës. Austria ka qenë gjithmonë një mbështetëse e konvergjencës së Ballkanit Perëndimor me BE", theksoi Van der Bellen në Tiranë.
Nisma e „pasaportave të arta" e pezulluar nga qeveria Rama në pritje të vendimit pro ose kundër tyre të Gjykatës Europiane mori vëmendjen e presidentit austrik Van der Bellen në bisedimet politike që zhvilloi të hënën, në Tiranë. ‘Nuk është një proces për të cilin është marrë një vendim. Mendoj që Shqipëria të ndjekë udhëzimet e të drejtës europiane. Nisma e „pasaportave të arta" mund të rrezikojë kredibilitetin e procesit të reformave,’ the Van der Bellen, në konferencën e përbashkët për shtyp me Presidentin Begaj.
Në raport progresin për Shqipërinë 2022, Komisioni Europian e quan nismën e „pasaportave të arta" dhe atë të „amnistisë fiskale", nisma që "rrezikojnë të bien ndesh me normat e BE."
Forumi ekonomik i biznesit austriak i zhvilluar mbrëmë në Tiranë, në kuadër të vizitës së Presidentit Federal, Alexander Van der Bellen tregoi interesin e madh për thellim të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar të Austrisë me Shqipërinë. Një delegacion prej më shumë se 20 kompanish dhe sipërmarrësish austriakë morën pjesë në këtë forum. Interesat ekonomike të biznesit austriak, të shprehura në forumin e sipërpërmendur u fokusuan në energjitë e rinovueshme, infrastrukturë dhe turizmin.
Investimet e Austrisë në Shqipëri kapin shifrën e 485 milionë euro. Presidenti austriak Alexander Van der Bellen e vlerësoi të rëndësishme kryesinë nga Shqipëria të Procesit të Berlinit, sivjet në shtator. Të martën (28.03) presidenti Van der Bellen vijon turin e tij ballkanik në Maqedonine e Veriut. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Dobësohet ndjeshëm Dollari amerikan – Sa këmbehen sot Paundi, Euro dhe Franga?
Dollari amerikan ka regjistruar zbritje të ndjeshme të kuotës mëngjesin e sotëm pasi në raport me dje është blerë sot me 105.2 lekë dhe është shitur me 106.1......

Aldo Shoes feston 1-Vjetorin e ardhjes për herë të parë në Shqipëri
Aldo Shoes, marka e mirënjohur kanadeze, përfaqësuar nga Fashion Group Albania, festoi 1-Vjetorin e ardhjes për herë të parë në Shqipëri. Eventi i mbajtur......

Biznesi online “ushqehet” në informalitet - Lahi: Kemi paraqitur problemet e tregut, gati paketa e masave urgjente që duhen ndërmarrë
Biznesi online po gjeneron të ardhura të majme informale në Shqipëri duke nxitur evazionin. Ndonëse fitimet janë të larta, garancia e produkteve dhe shërbimi i......

Paratë që nuk u jepen pronarëve, Qeveria kursen 68 Mln dollarë - ATP ka lëvruar vetëm kompensimin me kusht të subjekteve, heqin dorë nga 80% e shumës
Kompensimi me kusht i pronarëve është i vetmi funksion që ka kryer Agjencia e Trajtimit të Pronave gjatë vitit 2022. Në raportin për vitin 2022, Agjencia e......

Pronat e ushtrisë “kthehen” në parqe diellore - Korporata e Investimeve hap tenderin për 2 centrale me fuqi 34 MWp
Korporata e Investimeve Shqiptare synon ndërtimin e 2 parqeve fotovoltaike, me një kapacitet të instaluar prej 34 MWp. Centralet parashikohet të pozicionohen......

Investime në blegtori, peshkim dhe prodhimin e ullirit - Shqipëria, memorandum me Italinë për një produkt të përbashkët
Më shumë investime në sektorin e blegtorisë, peshkimit dhe ullirit janë fokusi kryesor i marrëveshjes së arritur midis ministrisë së bujqësisë së vendit tonë......

Emigrantët, “lumë” parash në Atdhe - Remitancat thyejnë rekord historik, 833 milionë euro për familjet në 2022-shin
Dërgesat e emigrantëve kanë prekur një rekord absolut historik gjatë vitit të kaluar, prej 833 miliardë eurosh, tregojnë shifrat më të fundit nga Banka e......

TEC-et lundrues, KESH merr licencën e prodhimit - Impinatet s’janë marrë ende në dorëzim, nuk dihet ende afati i komisionimit
Enti Rregullator i Energjisë ka licencuar Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga 2 TEC-et lundrues, që......