Shqipëria Postuar më 27 Mars 2023, 14:14

TEC-et lundrues, KESH merr licencën e prodhimit - Impinatet s’janë marrë ende në dorëzim, nuk dihet ende afati i komisionimit

Nga SCAN TV
TEC-et lundrues, KESH merr licencën e prodhimit - Impinatet

Enti Rregullator i Energjisë ka licencuar Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga 2 TEC-et lundrues, që janë pozicionuar Portin e Triportit.

Kohëzgjatja e licencës do të jetë 2-vjeçare, duke filluar që nga momenti i komisionimit të impianteve, që sipas përfaqësuesve të KESH nuk na përfudnuar ende.

Komisionimi nënkutpon marrjen në dorëzim të 2 TEC-eve lundrues, që mesa duket nuk është finalizuar ende. Kjo pavarëissht faktit se u tenderuan përmes një procedure emergjente në kuadër të krizës energjetike mbi 1 vit më parë. Impianti përbëhet nga 2 gjeneruesit Tigri 1 dhe Tigri 3, që do të përdorin karburant si lëndë për prodhimin e energjisë. P

ër këtë të fundit, KESH ka nisur procedurat e blerjes, por ende nuk janë bërë me dije rezultatet, që do të hedhin dritë edhe mbi koston finale të prodhimit të energjisë.

Deri më tani është bërë e ditur vetëm qiraja ditore, si dhe kostot e operimit dhe mirëmbajtjes, me një totale prej 94.5 mln USD. Edhe këto pagesa do të fillojnë që nga mementi I komisionimit të impantit.

Ola Mitre /SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat