Letrat me vlerë të Qeverisë “joshin” jorezidentët - Prania e tyre te bonot e obligacionet u rrit me 53% në fillim të 2023, 443.3 miliardë në shkurt

Rritja e fortë e normave të letrave me vlerë të Qeverisë që nga mesi i vitit të shkuar, duket se ka ngjallur interes të fortë te investiotërt jorezidentë. Në janar të vitit 2022, totali i letrave me vlerë që u përkisnin jorezidentëve ishte 283.1 miliardë lekë. Në fund të shkurtit të këtij viti, kjo shifër ka arritur në 443.3 miliardë lekë, pra me një rritje prej rreth 53% krahasuar me janarin e 2022. Rritja më e ndjeshme e kurbës vërehet në muajt prill-maj 2022, për të arritur kulmin në muajin tetor me një total prej 446 miliardë lekësh.
Ngritjet e njëpasnjëshme të normës bazë të interesit nga ana e Shqipërisë kanë ndryshuar hartën e subjekteve që financojnë borxhin e brendshëm shtetëror përmes bonove të thesarit e obligacioneve.
Nga të dhënat zyrtare për pjesëmarrjen në ankandet, rezulton se bankat dhe institucionet financiare kanë ulur interesin për bonot e obligacionet për pjesën më të madhe të 2022, hapësirë që është mbushur kryesisht nga individët. Në fund të vitit të shkuar rezulton se 12.1% e letrave me vlerë të Qeverisë janë blerë nga individët, të cilët kanë rritur dukshëm pjesëmarrjen në ankande, nga 10.4% në vitin 2021. Ndërkaq, pjesëmarrja e Bankave tregtare, nga 64,1% në vitin 2021, ka rënë në 62,58% vitin e shkuar.
Shkak i kësaj pjesëmarrje kaq të lartë të individëve gjatë vitit të shkuar u bë rritja e yieldeve të letrave me vlerë të Qeverisë, të cilat arritën rekordin me afrimin e muajve të fundit të 2022. Pjesëmarrje që pritet në rënie këtë vit, megjithëse jo në nivelet aq të ulëta të hasura dy apo tre vitet e mëparëshme.
Pjesëmarrja e bankave dhe raporti i mbulimit të ankandeve të letrave të borxhit prej tyre është rritur dukshëm, si tek bonot, ashtu dhe tek obligacionet gjatë muajve të fundit të 2022.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Kombet e G7 drejt rregullave më të rrepta për kriptomonedhat!
Zyrtarët nga vendet kryesore industriale të Grupit të Shtatë (G7) do të diskutojnë rregulloret mbi kriptovalutat për të përmirësuar transparencën dhe mbrojtjen......

Jep dorëheqjen kryetari i Bankës Kombëtare Saudite pas trazirave të shkaktuara në Credit Suisse!
Kryetari i aksionerit më të madh të Credit Suisse ka dhënë dorëheqjen pasi komentet e tij ndihmuan në nxitjen e rënies së aksioneve të saj që çuan edhe në......

Si Bitcoin është gati të ‘hedhë në erë’ sistemin bankar të Afrikës prej 86 miliardë dollarësh?!
CEO i Block, Jack Dorsey dhe drejtuesi i tij më i lartë zbritën në Akra për Konferencën inauguruese të Bitcoin në Afrikë në dhjetor për të folur për një nga......

Gjermania dhe BE arrijnë marrëveshje për motorët me djegie
Gjermania dhe Bashkimi Europian njoftuan se kanë arritur një marrëveshje në mosmarrëveshjen e tyre për të ardhmen e makinave me motorë me djegie, duke lejuar......

Rriten parashikimet për ekonominë greke - Projektohet 2,3% në 2023, por inflacioni mbetet problemi më i madh
Ministria e Financave në Greqi ka rishikuar ritmin e rritjes së ekonomisë për këtë vit në 2.3%, nga 1.8% që projektohej në buxhetin 2023. Sipas zyrtarëve,......

Tregu i punës në BE është në vështirësi - Europianët pas pandemisë nuk duan më të punojnë si më parë!
Tregu europian I punës është në vështirësi. Punëdhënësit po luftojnë për të gjetur profile të duhura të personave jo vetëm në industrinë e hoteleve dhe......

Greva masive për rritjen e pages në Gjermani - Inflacioni në rritje ka prekur standardin e jetesës së punëtorëve
Një grevë masive në Gjermani ka nisur të hënën, duke dëmtuar transportin publik dhe aeroportet në një nga protestat më të mëdha në dekada, ndërsa ekonomia më e......

First Citizens blen Bankën Silicon Valley - Marrëveshja përfshin blerjen e afërsisht 72 miliardë dollarëve të aseteve
First Citizens Bank & Trust do të blejë depozitat dhe huatë e Silicon Valley Bank, tha të hënën Korporata Federale e Sigurimit të Depozitave të SHBA-së, pak më......