Rriten parashikimet për ekonominë greke - Projektohet 2,3% në 2023, por inflacioni mbetet problemi më i madh

Ministria e Financave në Greqi ka rishikuar ritmin e rritjes së ekonomisë për këtë vit në 2.3%, nga 1.8% që projektohej në buxhetin 2023. Sipas zyrtarëve, depërshkallëzimi i shpejtë i çmimit të gazit natyror kufizon ndjeshëm subvencionet për energjinë, duke rritur kështu dinamikën e ekonomisë, e cila në terma absolutë vlerësohet të jetë më e lartë për 2-3 miliardë euro këtë vit.
Sipas Ministrisë, nëse nuk do të kishte ekzistuar kriza bankare, vlerësimi për rritjen e PBB-së do të ishte më i lartë se 2.3%. Trazirat në industrinë bankare po i shtyjnë institucionet financiare të kufizojnë marrjen e rrezikut, të paktën deri në kthimin e stabilitetit, në mënyrë që të mbrojnë bilancet e tyre. Për rrjedhojë, kushtet e kreditimit për ekonominë reale do të jenë të vështira, qoftë edhe përkohësisht, jo vetëm në Greqi, por edhe në të dy anët e Atlantikut.
Parashikimi për të arritur një suficit primar prej 0.7% të PBB-së ka një "bazë të mirë" pas atij të vitit 2022. Megjithatë, ekspertët e Ministrisë së Financave mendojnë se gjërat e vështira mund të vijnë nga viti 2024, me ndryshimet në Paktin e Stabilitetit, që minimizon hapësirën për politikë fiskale fleksibël. Çështja kryesore do të jetë rikthimi i buxhetit në një suficit primar të përhershëm.
Ndërkohë, problem më I madh në ekonomi mbetet inflacioni, veçanërisht në artikujt ushqimorë. Sipas deklaratave të fundit të ministrit të Financave, Christos Staikuras, inflacioni duket i vazhdueshëm dhe e cilësoi si “problemin e madh për vitin 2023”. Ai shtoi se do të jetë pak më i ulët nga parashikimet, në rreth 4.5%, por theksoi se “nuk do të ketë ulje çmimesh, as stabilizim. Çmimet do të rriten me ritëm të reduktuar”. Sipas ministrit grek të Financave, inflacioni po largohet nga energjia dhe po fokusohet tek ushqimi.
Dorina Kurtaj/SCAN
Sondazh

Tregu i punës në BE është në vështirësi - Europianët pas pandemisë nuk duan më të punojnë si më parë!
Tregu europian I punës është në vështirësi. Punëdhënësit po luftojnë për të gjetur profile të duhura të personave jo vetëm në industrinë e hoteleve dhe......

Greva masive për rritjen e pages në Gjermani - Inflacioni në rritje ka prekur standardin e jetesës së punëtorëve
Një grevë masive në Gjermani ka nisur të hënën, duke dëmtuar transportin publik dhe aeroportet në një nga protestat më të mëdha në dekada, ndërsa ekonomia më e......

First Citizens blen Bankën Silicon Valley - Marrëveshja përfshin blerjen e afërsisht 72 miliardë dollarëve të aseteve
First Citizens Bank & Trust do të blejë depozitat dhe huatë e Silicon Valley Bank, tha të hënën Korporata Federale e Sigurimit të Depozitave të SHBA-së, pak më......

Banka e Anglisë, apel biznesit - “Vendosni çmimet e produkteve duke u bazuar në parashikimet e inflacionit”
Bizneset britanike duhet të marrin në konsideratë parashikimet zyrtare që tregojnë se inflacioni do të bjerë këtë vit kur vendosin çmimet e tyre, deklaroi......

Rregulla të reja për imigracionin - Gjermania rishikon legjislacionin për të shtuar fuqinë punëtore
Gjermania pritet të miratojë një ligj të ri për shtetësinë që do ta bëjë më të lehtë për të huajt të fitojnë nënshtetësinë gjermane, si pjesë e një ndryshimi......

Borrell paralajmëron nga varësia e madhe ndaj Kinës!
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell ka paralajmëruar nga një varësi e madhe ekonomike nga Kina. "Ne kemi vënë re, se varësitë,......

Gjermania gati e paralizuar këtë të hënë!
Dy sindikatat më të fuqishme në Gjermani, ver.di dhe ajo e transportit dhe hekurudhave, EVG kanë rënë dakord të koordinojnë të hënën një grevë paralajmëruese......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan është blerë këtë të hënë me 105.7 lekë dhe është shitur me 106.5 lekë teksa e ka nisur këtë javë në kuota të qëndrueshme por duke humbur pikë......