Gjermania gati e paralizuar këtë të hënë!

Dy sindikatat më të fuqishme në Gjermani, ver.di dhe ajo e transportit dhe hekurudhave, EVG kanë rënë dakord të koordinojnë të hënën një grevë paralajmëruese që do të shtrihet në të gjithë Gjermaninë. Autobusët dhe trenat do të qëndrojnë në vend, avionët nuk do të ngrihen gati në gjithë aeroportet gjermane. Trafiku ajror në Frankfurt, Mynih pezullohet i gjithi. Edhe shumë aeroporte të tjera si Hamburgu, Laipzigu, Halle, Drezden, Dyseldorf, Kölni, Dortmundi janë në grevë të hënën. Vetëm aeroporti i Berlinit do të jetë në funksion, por edhe aty do të ndjehen pasojat e grevës.
Të dielën për të minimizuar pasojat negative në furnizimin e popullsisë u lejua në shumë lande zbutja e rregullores për ndalimin e qarkullimit të mauneve në autostrada. Ministri federal gjerman i Transportit, Volker Wissing u shpreh për lirimin e rregullores për ndalimin e mauneve në autostrada të dielën. Ai apeloi tek të gjithë pjesëmarrësit të tregohen të përgjegjshëm për të reduktuar sa më shumë pasojat e grevës.
Kritika kundër sindikatave që kanë thirrur këtë grevë të përgjithshme vijnë nga përfaqësuesja e negociatave në komuna, Karim Welge. Presidentja e VKA tha se "e drejta e grevës po përdoret në mënyrë të tepërt", dhe kujtoi se në raundin e tretë të negociatave do duhej të arrihej një rezultat. Ajo thotë se "është pak e zemëruar" që sindikatat e shkallëzojnë situatën, duke theksuar se "ky nuk është toni negociues që ne përdorim". Ajo akuzoi sindikatat se bëjnë sikur nuk mund të arrihet një kompromis në tryezën e bisedimeve. "Unë besoj në përgjegjësinë tonë për komunitetin dhe kërkoj nga sindikatat që të bëjnë realitet këtë përgjegjësi që kanë."
Edhe Deutsche Bahn, Hekurudha Gjermane kritikoi sindikatat duke e quajtur grevën "tërësisht të ekzagjeruar e të panevojshme" dhe kërkoi nga sindikatat kthimin në tryezën e bisedimeve.
Megjithëse grevat në shërbimin publik kërcënojnë ta paralizojnë të gjithë Gjermaninë, politologu, Wolfgang Schroeder nga Universiteti i Kasselit thekson, se kjo grevë solidarizuese, që nuk është tipike për Gjermaninë rezulton nga një situatë e pazakontë që doli nga pasojat e pandemisë dhe inflacioni i lartë. Gjatë pandemisë nuk mund të mobilizoheshin anëtarët e nuk kishte përplasje për tarifat e pagesës së shërbimit publik. Nga ana tjetër sindikatat konfrontohen me një inflacion të jashtëzakonshëm, prandaj anëtarët e tyre duhet të bëjnë kërkesa të larta për të kufizuar humbjen e aftësisë blerëse. Kërkesat e sindikatës së shërbimit publik ver.di janë për 10,5% më shumë rrogë mujore kurse ajo e sindikatës së Trafikut dhe Shinave, EVG për 12,5% më shumë rrogë mujore për të kompensuar inflacionin e lartë, që vitin e kaluar arriti afër 10%.
Në tryezën e negociatave ndodhet edhe shteti, sipas politologut. Në aksionin e përbashkët të qeverisë federale dhe partnerëve u vendos se është e mundur të paguhet një herë një shumë 3000 euro pa tatim në një marrëdhënie pune mbi bazë tarifash. Nga kjo kanë përfituar të punësuarit në degën e industrisë së metalit dhe atë kimike, thotë politologu Schroder në intervistë me shërbimin e shtypit epd. Sipas politologut sindikatat punojnë me masë për sa kohë kjo mund të kuptohet kështu. Ato zhvillojnë greva të kufizuara në kohë dhe grevat janë paralajmëruar paraprakisht që të bëhen përgatitjet.
Frika se në Gjermani mund të ketë zhvillime grevash e situata të ndezura si në Francë është shprehur shpesh ditët e fundit. Steffen Kampeter, drejtues i Shoqatës Federale të Punëdhënësve Gjermanë tha se "një vështrim nga Franca na mëson se ku të çon kjo, nëse futesh në rrugë të gabuar". Por politologu, Wolfgang Schroeder e kundërshton këtë. "Këtu bëhet fjalë për sindikata të përgjegjshme që bëjnë thirrje për grevë të kufizuar në kohë, mundësisht shpejt, mundësisht në mënyrë efektive për të arritur një marrëdhënie tarifash. Greva nuk ndjek qëllime politike, por kërkon arritjen e një marrëveshjeje. Gjermania është një vend ku ka pak greva, dhe për këtë kanë luajtur rol grevat paralajmëruese. Mund të ketë më shpesh greva, por nga ana tjetër reduktohet numri i ditëve ku nuk është punuar.
SCAN
Sondazh

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan është blerë këtë të hënë me 105.7 lekë dhe është shitur me 106.5 lekë teksa e ka nisur këtë javë në kuota të qëndrueshme por duke humbur pikë......

Tregu monetar e nis javën në qëndrueshmëri - Në fokus të investitorëve, problemet e sistemit bankar global
Dollari amerikan e ka nisur në qëndrueshmëri edhe këtë javë dhe vijon të këmbehet pranë nivelit më të ulët në 7 javët e fundit, ndërsa investitorët po presin......

Bursat europiane i rikthehen fitimeve - Largohen përkohësisht shqetësimet për sistemin bankar global
Bursat europiane janë hapur në rritje në sesionin e parë të kësaj jave, pasi autoritetet kanë deklaruar se do të veprojnë menjëherë për të mos lejuar një......

Nafta rritet drejt 75 USD për fuçi - Mbështetet nga përshkallëzimi i tensioneve mes Rusisë dhe perëndimit
Çmimet e naftës janë stabilizuar gjatë ditës së sotme, pas humbjeve të realizuara të premten e kaluar. Investitorët e kanë rikthyer fokusin te tensionet......

Bill Gates tregon se si AI do të ndikojë në të ardhmen tonë!
Bill Gates ka përgatitur një raport me shtatë faqe se si ai mendon se AI do të ndikojë në të ardhmen tonë. Duke u ndalur në të ardhmen e AI dhe si do të......

Zbulohet rreziku nga ngrohja globale për fluturimet ajrore!
Një grup specialistësh nga Universiteti Britanik i Reading në punën e tyre shkencore zbuluan se në sfondin e ngrohjes globale, turbulencat po përkeqësohen, gjë......

Analiza e grafikut të Bitcoin sipas ekspertit të CryptoQuant!
Analisti ekspert i CryptoQuant, Dan Lim, parashikoi zhvillime të mëtejshme mbi kursin e këmbimit të kriptomonedhës Bitcoin (BTC) kundrejt dollarit amerikan. Ai......

Elon Musk skeptik për sistemin bankar amerikan!
Biznesmeni dhe miliarderi amerikan Elon Musk ka reaguar ndaj deklaratës së Sistemit të Rezervës Federale (Fed) për besueshmërinë e sektorit bankar amerikan me......