Bota Postuar më 27 Mars 2023, 09:53

Tregu monetar e nis javën në qëndrueshmëri - Në fokus të investitorëve, problemet e sistemit bankar global

Nga SCAN TV
Tregu monetar e nis javën në qëndrueshmëri - Në fokus

Dollari amerikan e ka nisur në qëndrueshmëri edhe këtë javë dhe vijon të këmbehet pranë nivelit më të ulët në 7 javët e fundit, ndërsa investitorët po presin lëvizjet e radhës të autoriteteve dhe rregullatorëve për të larguar shqetësimet që kanë të bëjnë me sistemin bankar global.

Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 103, ndërsa të premten e javës së kaluar u rrit me rreth 0.5%, pasi aksionet e Deutsche Bank ranë me rreth 9%.

Aksionet e sektorit bankar kanë qënë ndër performuesit më të dobët gjatë këtij muaji, pas kolapsit të dy bankave amerikane dhe më pas problemeve me kreditimin që shfaqi Credit Suisse.

Gjithashtu, investitorët po vlerësojnë efektet që do të kenë vendimet e javës së kaluar të bankave qendrore më të mëdha të botës, të cilat vendosën të rrisin normat e interesit, për të ftohur inflacionin. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në rreth 27,800 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1760 dollarë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat