Kryeministri Rama në Michigan: Regjistri Kombëtar i Diasporës, çdo shqiptar gjen shtetin me një klik

Kryeministri Edi Rama pati një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, në nisje të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, përpara pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Në fjalën e tij, kryeministri foli për Strategjinë Kombëtare të Diasporës 2030 dhe planinpër krijimin e një regjistri kombëtar të diasporës.
“Vjet ju patët mundësinë që të votoni për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë dhe ishte hera e parë që fletët e votimit kaluan oqeanin dhe që kontrata e shqiptarëve me përfaqësuesit e tyre u lidh edhe përtej kufijve. Pas samitit të katërt të diasporës po vendosim në zbatim strategjinë kombëtare të diasporës 2030 që është tanimë e përvijuar dhe të cilën na mbetet që ta materializojmë hap pas hapi, duke bërë të mundur që diaspora të ndihet më afër emocionalisht dhe konkretisht. Shqipëria ka nevojë për të pasur shumë më tepër dije, lidhur me shqiptarët jashtë atdheut, dhe këta të fundit kanë nevojë për akses në Shqipëri. Për këtë arsye po krijojmë regjistrin kombëtar të diasporës, një sportel unik ku çdo shqiptar e gjen shtetin e vet me një klik, dritaret e posaçme për investirtorët, që janë një kantier në punë e sipër, sic është Shqipëria një kantier në transofrmim" tha Rama
Kryeministri gjatë një takimi me diasporën shqiptare në Michigan, vuri në dukje edhe kontributin e emigrantëve shqiptarë dhe marrëdhënien e tyre me Shqipërinë. “Lidhja e diasporës me Shqipërinë u përmblodh për shumë vite në kontribute financiare dhe ato dërgesa mbajtën në këmbë Shqipërinë në vitet e vështira të kalimit nga koha kur shqiptarët jetonin me idenë se ka dhe më keq, në kohën e sotme që jetojnë me idenë se ka dhe më mirë. Ju dërgonit shkollën e fëmijëve, ilaçet e prindërve, tjegullat e çatisë, kapitalin e parë të një biznesi të vogël e pastaj rritej. Ju dërgonit shpresën në kushtet e mbijetesës. Ka një shifër që është reale: 90% e familjeve shqiptare kanë përfituar të paktën 1 herë nga dërgesat e diasporës. 9/10 e familjeve shqiptare janë shëruar, kanë ngritur çati falë diasporës”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në SHBA për të marrë pjesë në punimet e javës së nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, ku pritet të mbajë edhe fjalimin e Shqipërisë. Gjatë vizitës ai ka në axhendë takime me përfaqësues të politikës, biznesit, organizatave ndërkombëtare dhe me komunitetin shqiptar në SHBA. Michigan është ndalesa e parë e kësaj vizite.
AMD i bashkohet klubit 1 trilion dollarë, prodhuesit e çipave shohin rritje kërkese nga AI
Gjigandi prodhues i cipeve AMD kaloi për herë të parë mbi 1 trilion dollarë kapitalizim tregu të hënën, duke iu bashkuar një grupi të vogël prodhuesish çipash......
Banka e Greqisë: Përkeqësohet deficiti i llogarisë rrjedhëse pavarësisht rritjes në turizëm
Bilanci i Llogarisë Rrjedhëse të Greqisë u përkeqësua në periudhën shtatëmujore nga janari deri në korrik 2026, pasi deficiti u zgjerua me afërsisht 1.5......
Venecia po shqyrton rritjen e tarifës së hyrjes për turistët në 34 dollarë
Venecia po shqyrton mundësinë e rritjes së tarifës së hyrjes për turistët, duke e aplikuar atë për një periudhë më të gjatë të vitit dhe duke e rritur kuotën......
Vendet e BE-së lëshuan numër rekord, 3.9 milionë leje qëndrimi në vitin 2025
Vendet e BE-së lëshuan një numër rekord lejesh qëndrimi në vitin 2025, 10% më shumë se një vit më parë, të nxitura kryesisht nga punësimi dhe ribashkimi......
Projektligj për ndryshimin e Kodit Doganor, unifikohen procedurat me doganat e BE, lehtësohet tregtia
Shqipëria do të përfarojë plotësisht Kodin Doganor Shqiptar me Kodin Doganor të BE-së duke përmirësuar dhe qartësuar zbatimin e procedurave të parashikuara në......
Regjistrim fillestar i pronave në 15 bashki, shpallet tenderi me 5 lote, përcaktohen njësitë e përfshira
Së shpejti pritet të nisë regjistrimi fillestar i zonave kadastrale në 15 bashki të Shqipërisë. Agjencia e Prokurimit Publik ka shpallur tenderin me fond......
Ujësjellës i ri në Mamurras - Karakaçi: Së shpejti nis investimi edhe për zonat rurale
Në Mamurras ka përfunduar faza e parë e investimit për ndërtimin e ujësjellësit të ri. Ky investim ka mundësuar furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm për......
Buxheti rrit të ardhurat - Arkëtimet kalojnë planin, mblidhen 557.6 mld lekë në 8 muaj
Të ardhurat e buxhetit kanë vijuar rritjen gjatë 8-mujorit të vitit 2026, duke kaluar lehtë objektivin e planifikuar për periudhën. Sipas të dhënave paraprake......

