Bota Postuar më 27 Mars 2023, 09:51

Nafta rritet drejt 75 USD për fuçi - Mbështetet nga përshkallëzimi i tensioneve mes Rusisë dhe perëndimit

Nga SCAN TV
Nafta rritet drejt 75 USD për fuçi - Mbështetet nga

Çmimet e naftës janë stabilizuar gjatë ditës së sotme, pas humbjeve të realizuara të premten e kaluar. Investitorët e kanë rikthyer fokusin te tensionet gjeopolitike, pas komenteve të presidentit rus, Vladimir Putin, për vendosjen e sistemeve bërthamore në Bjellorusi.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 75 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 69 dollarë për fuçi. Gjithashtu, investitorët po monitorojnë nga afër zhvillimet që kanë të bëjnë me sektorin bankar global. Gjatë fundjavës, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se do të vendosë armë bërthamore taktike në Bjellorusi, duke përshkallëzuar më tej tensionin me Perëndimin.

NATO e kritikoi menjëherë deklaratën e Putin, duke e cilësuar si një retorikë të rrezikshme dhe të papërgjegjshme. Njëkohësisht, zëvëndëskryeministri i Rusisë, Alexander Novak, u shpreh se Moska është shumë pranë realizimit të objektivit për të ulur prodhimin me 500 mijë fuçi në ditë, gjatë marsit. Ndërkohë, edhe protestat e punonjësve të industrisë në vend po çrregullojnë prodhimin nga rafineritë, duke reduktuar kërkesën dhe prodhimin e naftës.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat