“Turizmi të bëhet me qeverisje profesionale, jo politike” - Vathi: Hapja e aeroporteve të rinj në jug do shtojë turistët përtej sezonit

Pritshmëritë e turizmit për këtë vit janë të larta. Sipas tur-operatorëve ndërhyrjet nga ministria përgjejgëse për këtë seketor janë minimaliste. Ministria e Turizmit duhet të veprojë me profesionalizëm.
Sipas Besnik Vathi, Kreu i Shoqatës së Tur-Operatorëve “Ministria e turizmit natyrshëm që ka edhe ajo ndërhyrjet e veta, është bërë se ka munduar që po bëhet mirë, për të lehtësuar për të hapur më shumë. Por ka probleme të mëdha në qeverisjen e këtij sektori. Ky sector nuk është thjeshtë një qeverisje politike, por është dhe bëhet me qeverisje profesionale. Në kushtet kur profesionistët mungojnë në strukturat administrative do të ketë një vetë rregullim të industrisë pa pritur në ndërhyrjen e qeverisë.”
Sipas Vathit turizmi në jug të vendit mund të zgjatet përtej sezonit ndërsa tregon mënyrat më productive. “Mundësitë dhe sfidat me vështirësitë dhe problemet do kalohen, por kostot e gjetjet janë shumë të larta. Unë mendoj se ndoshta me hapjen e aeroportit të Vlorës kjo do bëj që sezoni turistik në ato vende të mos jetë më 45 ditë, por shumë i gjatë. Sepse do ketë fluturime me charter etj.”
Por mungesa e mbështetjes për stafet sezonale ka krijuar hendekë në gjetjen e profesionistëve në strukturat hoteliere. “Ky mbetet një problem, në Shqipëri është dyfish problem, jo vetëm largmimi i qytetarëve shqiptarë jashtë vendit për paga dhe kushte më të mira, por edhe fakti që tek ne nuk ka mbështetje për stafet sezonale. Mungon ajo përkrahje jo për shkak të disa rajoneve, sidomos në jug të vendit që sezoni është më i shkurtër dhe vështirësitë për mbajtjen e stafeve të përhershme dhe të përkohshme janë më të mëdha, dhe në kushtet kur nuk ka mbështetje për t’iu paguar asistencë apo sigurimet, pra format e ndryshme të mbështetjes që tek ne mungojnë, kjo bën që strukturat hoteliere apo turistike, të përballen me vështirësinë e gjetjes së punonjësve."
Diamila Leka/ SCAN
Sondazh

Çfarë pritet të zgjidhë garancia rinore? - Miratohet plani i zbatimit, fokusi tek trajnimet dhe praktikat profesionale
Shkalla e të rinjve as në punësim, as në arsim dhe trajnim (NEET) është një nga sfidat më të mëdha që vendi ynë po has, teksa nga viti në vit vijon të rritet......

Cilët janë sektorët me më shumë punonjës me pagë minimale? - Inspektime në mbi 10 mijë biznese, mbi 41 mijë të punësuar të këqpaguar
Rreth 1/5 e të punësuarve në sektorin privat rezultojnë me pagë minimale. Referuar të dhënave zyrtare të Inspektoratit Shtetëror të Punës, gjatë vitit 2022, ......

Shqiptarët nuk argëtohen dot, të fundit në Europë - EUROSTAT: 48% nuk mund të hanë në restorant, as një herë në muaj, 70% nuk dëfrehen në kohën e lirë
Sipas të dhënave të “Agjencisë Europaine të Statistikave”, për vitin 2020, Shqipëria regjistron normën më të lartë të personave të cilët nuk kanë mundësi të......

Ecuria e energjisë diellore - Asnjë impiant i ri në vitin 2022, ekzistuesit prodhuan 0.71% të energjisë totale
Të dhënat për prodhimin e energjisë nga dielli mbeten modeste, në raport me energjinë e prodhuar nga burimet ujore, teksa për vitin 2022 sasia e prodhuar nga......

370 mijë biznese të vogla rrezikojnë mbylljen në Britani - Shkak, përfundimi i mbështetjes së qeverisë për faturat e energjisë
Rreth 370 mijë biznese të vogla në Mbretërinë e Bashkuar pritet të shkurtojnë vendet e tyre të punës ose rerzikojnë mbylljen e plotë, në momentin që......

Ulet numri i miliarderëve në Kinë - Kufizimet kundër Covid-19, një nga arsyet kryesore
Më shumë se 400 persona humbën statusin e miliarderit vitin e kaluar, shumica nga Kina, pasi shtrëngimi i monedhës globale, problemet e shkaktuara nga Covid-19......

Marrëveshje e menjëhershme për energjinë - Në objektiv, tranzicioni i gjelbër dhe tregu i brendshëm i energjisë
Këshilli Europian u bëri thirrje të gjithë atyre që janë përfshirë në hartimin e legjislacionit për energjinë që të arrijnë marrëveshje të menjëhershme për të......

Banka Botërore cakton 2.4 trilion dollarë financim vjetor - Ndryshimet klimatike dhe lufta ndaj pandemive, sfidat kryesore
Presidenti i Bankës Botërore, David Malpass përcaktoi një udhërrëfyes të ri për pjesëmarrjen e sektorit privat në financimin e projekteve në të gjithë......