370 mijë biznese të vogla rrezikojnë mbylljen në Britani - Shkak, përfundimi i mbështetjes së qeverisë për faturat e energjisë

Rreth 370 mijë biznese të vogla në Mbretërinë e Bashkuar pritet të shkurtojnë vendet e tyre të punës ose rerzikojnë mbylljen e plotë, në momentin që mbështetja e qeverisë për faturat e energjisë të përfundojë efektivisht në fund të javës së ardhshme.
Për të vazhduar me pagesën e faturave, bizneset duhet të jenë në gjendje të rinegociojnë kontratat e tyre të energjisë për të reflektuar çmime më të ulëta të shitjes me shumicë, veçanërisht firmat që nënshkruan kontrata fikse kur mbështetja e qeverisë ishte në fuqi.
Ministri i Financave Jeremy Hunt bëri të ditur se Mbretëria e Bashkuar do të zgjerojë mbështetjen e energjisë për konsumatorët, por ndihma për bizneset do të përfundojë më 1 prill, me përjashtime të kufizuara për prodhuesit me energji intensive. Dhe ndërsa çmimet europiane të energjisë me shumicë kanë rënë nga nivelet më të larta vitin e kaluar, ato mbeten dyfishi i niveleve të para krizës energjetike, duke i lënë firmat përballë faturave të larta.
Sipas analistëve situata që do të krijohet pas 1 prillit, do të godasë gjithashtu konsumatorët pasi bizneset do të duhet të rrisin çmimet për të përballuar faturat në rritje, duke rritur inflacionin.
Pavarësisht mbështetjes aktuale, disa kompani në Mbretërinë e Bashkuar kanë shpallur falimentimin nën peshën e faturave rekord të energjisë. Grupi prodhues "Make UK" tha në fillim të këtij viti se rreth 13% e prodhuesve thjesht po e thyenin ekuilibrin dhe do të mbylleshin nëse qeveria tërhiqte mbështetjen për energjinë.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Ulet numri i miliarderëve në Kinë - Kufizimet kundër Covid-19, një nga arsyet kryesore
Më shumë se 400 persona humbën statusin e miliarderit vitin e kaluar, shumica nga Kina, pasi shtrëngimi i monedhës globale, problemet e shkaktuara nga Covid-19......

Marrëveshje e menjëhershme për energjinë - Në objektiv, tranzicioni i gjelbër dhe tregu i brendshëm i energjisë
Këshilli Europian u bëri thirrje të gjithë atyre që janë përfshirë në hartimin e legjislacionit për energjinë që të arrijnë marrëveshje të menjëhershme për të......

Banka Botërore cakton 2.4 trilion dollarë financim vjetor - Ndryshimet klimatike dhe lufta ndaj pandemive, sfidat kryesore
Presidenti i Bankës Botërore, David Malpass përcaktoi një udhërrëfyes të ri për pjesëmarrjen e sektorit privat në financimin e projekteve në të gjithë......

Amerikanët po i kthehen parasë ‘cash’! - Pse kjo mund të sjellë më shumë telashe?
Në vazhdën e kolapsit të Silicon Valley Bank dhe shkrirjes së mëvonshme bankare, paraja është mbreti. Trazirat e shkaktuara në tregjet financiare kanë bërë që......

Pse një nga aeroportet më të ngarkuar në Europë është gati të ndryshojë?!
Aeroporti Schiphol i Amsterdamit, një nga qendrat më të ngarkuara të aviacionit të Europës, do të detyrohet të kufizojë numrin e fluturimeve ndërkombëtare dhe......

Çfarë do të thotë kriza bankare për normat e hipotekave?!
Normat e hipotekave kanë krijuar pasiguri për blerësit e mundshëm këtë vit dhe është vetëm mars. Në përgjithësi, blerësit e shtëpive mund të parashikojnë që......

Koncepti i super jahtit të krijuar për të qenë "praktikisht i padukshëm"! (FOTOT)
Zakonisht është relativisht e vështirë të mos vëresh një super jaht, por ky koncept i ri nga Jozeph Forakis Design në fakt është krijuar për t'u zhdukur në......

Rritja e çmimit të patentave - Autoriteti i Konkurrencës rrëzon marrëveshjen
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp Komisioni i Konkurrencës vendosi rrëzimin e vendimit për rritjen e çmimit të lejes së drejtimit, marrëveshje e lidhur ndërmjet......