Europa Postuar më 25 Mars 2023, 10:43

Marrëveshje e menjëhershme për energjinë - Në objektiv, tranzicioni i gjelbër dhe tregu i brendshëm i energjisë

Nga SCAN TV
Marrëveshje e menjëhershme për energjinë - Në objektiv,

Këshilli Europian u bëri thirrje të gjithë atyre që janë përfshirë në hartimin e legjislacionit për energjinë që të arrijnë marrëveshje të menjëhershme për të gjitha propozimet në mënyrë që të përshpejtojnë tranzicionin e gjelbër. Atyre u kërkohet të avancojnë, pa vonesë, punën e kërkuar për rishikimin e dizajnit të tregut të brendshëm të energjisë të BE-së, me synimin për miratimin e tij deri në fund të vitit 2023.

Këshilli Europian tha se ka analizuar veprimet e ndërmarra për të adresuar çmimet e larta të energjisë; për të reduktuar kërkesën për gaz; për të garantuar sigurinë e furnizimit si dhe për të hequr gradualisht varësinë e Europës nga lëndët djegëse fosile të Rusisë.

Megjithëse gjendja e energjisë është përmirësuar në BE, Këshilli Europian "i bën thirrje Komisionit dhe vendeve anëtare të garantojnë gatishmërinë dhe planet e emergjencës për periudhat e ardhshme të magazinimit të gazit dhe ngrohjes. Në këtë kontekst, i kërkohet të gjitha palëve që të përdorin plotësisht mekanizmin e blerjes së përbashkët përmes Platformës së Energjisë së BE-së për të përmirësuar më tej sigurinë e furnizimit me gaz me çmime të përballueshme.

Për më tepër, Këshilli Europian i bën thirrje Komisionit të përfundojë menjëherë vlerësimin e masave emergjente të miratuara në vitin 2022 dhe, aty ku gjykohet e nevojshme, të propozojë një zgjatje në kohë të aplikimit të tyre.

Dorina Kurtaj /SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat