Cilat janë arsyet e borxhit tatimor të bizneseve? - Tola: Sipërmarrjet të mos neglizhojnë me dashje detyrimet tatimore

“Bizneset të cilët nuk kanë paguar detyrimet tatimore, tashmë janë në rritje duke bërë që borxhi të kapërcejë nivelin e 1.3 miliardë eurove. Por cilat janë arsyet që bizneset kanë arritur në këto konkluzione dhe nga ana tjetër cila do të jetë ndihma e qeverisë për të përmirësuar situatën e borxhit të bizneseve?”
Igli Tola, Ekspert Ekonomie shprehet se: “Unë mendoj që është një kulturë që është injektuar në vendin tonë në vijimësi dhe nuk është thjeshtë çështje likuiditeti por është dhe çështje neglizhence ose mos sensibilizimi për të pasur kontribut në arkën e shtetit. Pra në një farë mënyre ajo mosdëshira reflekton dhe në këtë aspekt, pastaj patjetër mënyra sesi organizohet sistemi tatimor në Shqipëri, problematikat me politikën tatimore e cila është shpeshherë e ndryshueshme, ne kemi raste që kemi ndryshime dy herë brenda vitit”.
Sipas Tolës bizneset do të rëndohen më tepër pas rritjes së pagës minimale. “Në kushtet e një rritje të tillë, dhe kur në planin e biznesit, një pagë e tillë nuk e justifikon produktivitetin do të gjenden mënyra nga këto subjekte të bëjnë mosdeklarimin e punonjësve, mosdeklarimin e pagës të tyre të plotë. Manipulime të orëve të punës që deklarojnë. Pra janë disa reagime që duken edhe si intuitive për të mbijetuar në treg,” tha ai.
Ndërsa nga ana tjetër qeveria duhet t’i mbështesë bizneset duke gjetur mekanizma alternative.“E rëndësishme është se duhet parë mëtoda dhe mënyra efektive për të nxitur pjesëmarrjen e tatimpaguesve në sistem. Për të rritur transparencën, për të rritur sigurinë e tyre në sistem, për të pasur një sistem tatimor sa më fleksibël në raport me ndryshimet apo dinamikat e tregut dhe jo për të pasur një sistem shumë stabël, shumë statik dhe që vetëm në rastet kur ka mos arritje te objektivat vetëm atëhere ndryshon kurs për të vepruar”.
Ndonëse vijmë nga periudha të vështira të njëpasnjëshme ekonomike dhe bizneset kanë vështirësi likuiditeti, por nga ana tjetër borxhi tatimor mund të minimozhet dhe përmes funksionimit të mirë të administratës tatimore në saje të kontrolleve ku të nxisin pagesat e detyrimeve.
Diamila Leka/ SCAN
Sondazh

Shqiptarët rrisin konsumin e birrës - Akciza dëmton prodhimin vendas, dyfishohet importi
Qytetarët shqiptarë duket se po orientohen më shumë drejt konsumit të birrës. Të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, tregojnë për një......

Parlamenti “rrëzon” biznesin për vetëprodhimin e energjisë - Ligji i ri lejon instalimin e vetëm 0.5 MW, hapet rruga për bilancin mujor
Parlamenti rrëzoi kërkesat e vazhdueshme të biznesit për rritjen e kapacitetit të lejuar për t’u instaluar të paneleve diellore për vetëprodhimin e energjisë......

ARRSH, dy tenderë për korridorin VIII - 133.3 mln lekë për projektimin e Elbasan-Lekaj dhe Bushtricë-Maqedoni e Veriut
Autoriteti Rrugor Shqiptar planifikon hapjen e 2 procedurave tenderuese për projektimin e 2 akseve rrugore që do të jenë pjesë e Korridorit 8. Aksi i parë......

Turizmi vijon "boom"-in edhe në Shkurt - 51.5% më shumë hyrje, tejkalohet edhe viti 2020. Në rritje edhe daljet me 40%
Statistikat e lëvizjes së shtetasve për muajin e dytë të këtij viti, të publikuar nga "Instituti i Statistikave", paraqesin një rritje të këtij treguesi,......

Çmimet e larta nuk frenojnë blerjen e pronave - Gjoka: Rritet interesi për shtëpi të dyta dhe të treta, të ulet taksa mbi shitjet
Rritja e çmimeve të banesave nuk i ka stepur qytetarët në planet e tyre për të blerë një pronë, sidomos në kushtet kur ka pasur një kapërcim edhe të çmimeve të......

‘Rrëzohen’ aksionet e Deutsche Bank pas rritjes së papritur të kostos së sigurimit ndaj falimentimit të saj!
Aksionet e Deutsche Bank ranë me më shumë se 13% të premten në mëngjes pas një rritjeje të shkëmbimeve të mospagimit të kredisë të enjten mbrëma, ndërsa......

TikTok dëshiron të distancohet nga Kina! - Si Pekini po ‘insiston’ të përfshihet?
Kina thotë se do të "kundërshtonte fuqishëm" një shitje të detyruar të TikTok, duke e bërë të qartë përfshirjen e qeverisë me gjigantin e mediave sociale që po......

Pse punëtorët francezë duan të 'sabotojnë' vizitën historike shtetërore të mbretit britanik Çarls?!
Një vizitë e parë historike shtetërore e mbretit Çarls III në Francë javën e ardhshme mund të sabotohet nga punëtorët francezë në grevë. Çarls dhe Queen......