Pse punëtorët francezë duan të 'sabotojnë' vizitën historike shtetërore të mbretit britanik Çarls?!

Një vizitë e parë historike shtetërore e mbretit Çarls III në Francë javën e ardhshme mund të sabotohet nga punëtorët francezë në grevë. Çarls dhe Queen Consort Camilla, do të mbërrijnë në Paris të shtunën për katër ditë, në fazën e parë të një turneu mbretëror që do të zhvillohet më vonë në Gjermani.
Por grevat e vazhdueshme që kanë kapluar vendin mund të nënkuptojnë se punëtorët literalisht refuzojnë të hapin tapetin e kuq për monarkun britanik.
Mbreti do të marrë pjesë në një ceremoni me presidentin francez Emmanuel Macron në Arc de Triomphe të hënën në mëngjes mes rreth 10,000 tonë mbeturinash të grumbulluara në bulevardet e Parisit gjatë grevave të grumbulluesve të plehrave.
Dhe stafi i dy organizatave franceze që kontribuojnë në prestigjin e Francës gjatë vizitave diplomatike duke mobiluar pallatet zyrtare të Republikës dhe rezidencat e ndryshme presidenciale për pritje thonë se do të ‘godasin’ edhe gjatë vizitës së Çarls dhe Camilla.
Përfaqësuesja e sindikatës Sophie Binet tha në një deklaratë se ata ishin "plotësisht të vetëdijshëm se në fund të javës Mbreti i Anglisë do të mirëpritet në Francë dhe se shërbimet tona do të thirren". “Ne themi: kjo nuk ka lidhje me protokollin, do të jetë pa ne!
Të hënën në mbrëmje, Emmanuel Macron do të organizojë një banket luksoz për Mbretin Çarls dhe Mbretëreshën Consort Camilla në Pallatin e pasur të Versajës jashtë Parisit. Megjithatë, disa media po raportojnë se planet e emergjencës të minutës së fundit për shkak të grevave nënkuptojnë se kjo ngjarje mund të zhvendoset në një vend tjetër.
Me një vizitë kaq të profilit të lartë, me sa duket në rrezik për t'u dukur krejtësisht e zakonshme, pa qilima të kuq dhe orendi të bukura të përshtatshme për një mbret, a mund të gjente qeveria franceze një mënyrë për të shmangur aksionin e grevës?
Ekonomisti Gilles Raveaud tha se një mundësi mund të ishte kontraktimi i një kompanie private në vend të përdorimit të Mobilier National, për të siguruar qilimat e kuq, për të rregulluar mobiliet dhe për të shtruar prten si duhet.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Studimi: Pse të rinjtë europianë janë kritikë të ashpër ndaj SHBA-së dhe Kinës?!
Të rinjtë europianë janë kritikë të ashpër si ndaj SHBA-së ashtu edhe ndaj Kinës, megjithëse për arsye të ndryshme, sipas një studimi të ri. Qendra Kërkimore......

Bizneset shqiptare "vuajnë" për të gjetur tokë - "Banka Botërore”: 1 në 5 has probleme, Shqipëria renditet e parafundit në rajon
Rreth 20% e bizneseve në Shqipëri kanë deklaruar se e kanë të vështirë gjetjen e tokës për të kryer aktivitetin e tyre, sipas të dhënave më të fundit nga......

Banka e Anglisë rrit normat e interesit në 4.25% - Perspektiva për ekonominë, pak e përmirësuar. Nuk parashikohet recesion teknik
Banka e Anglisë ka rritur normat e interesit me një çerek pikë përqindjeje në 4.25% në përgjigje të inflacionit më të lartë se sa pritej në Mbretërinë e......

80% e të punësuarve preken nga Inteligjenca Artificiale - Publikohet lista e profesioneve më të “zëvendësueshme”
OpenAI, kompania që qëndron pas chatbot-it të njohur ChatGPT, ka bërë publike shifrat për ekspozimin e punëve të ndryshme ndaj inteligjencës artificiale dhe......

Italia, subvencion 5 miliardë euro - Për të kompensuar faturat e kushtueshme të energjisë
Italia po përgatit një paketë të re masash me vlerë rreth 5 miliardë euro për të ndihmuar bizneset dhe familjet të përballen me faturat e kushtueshme të......

Projektet e përbashkëta të Bashkimit Europian - Gentiloni: Mund të financohen nga Fondi Europian i Sovranitetit
Një Fond Europian i Sovranitetit mund të financojë projekte të përbashkëta të Bashkimit Europian për të ruajtur bllokun 27-vendesh përpara konkurrencës globale......

“Frenon” kriza bankare në Zvicër - Banka qendrore rriti normat e interesit
Kriza bankare në Zvicër ka ndaluar, sipas deklaratës së bankës qendrore të vendit e cila rriti normat e interesit për herë të katërt, në përpjekje për të......

Luks përtej “kufijve” në Dubai - Shtëpia që vlen 95 milionë dollarë me pishinën dykatëshe
I njohur për vilat e tij joreale dhe rrokaqiejt imponues, tregu i banesave në Dubai është aktualisht një nga më dinamikët në planet. Çmimi mesatar i shitjes së......