Europa Postuar më 24 Mars 2023, 10:30

Projektet e përbashkëta të Bashkimit Europian - Gentiloni: Mund të financohen nga Fondi Europian i Sovranitetit

Nga SCAN TV
Projektet e përbashkëta të Bashkimit Europian - Gentiloni: Mund

Një Fond Europian i Sovranitetit mund të financojë projekte të përbashkëta të Bashkimit Europian për të ruajtur bllokun 27-vendesh përpara konkurrencës globale në teknologjitë e pastra. Deklarata u bë nga komisioneri europian për ekonominë Paolo Gentiloni.

Ideja e një Fondi Europian të Sovranitetit u shfaq për herë të parë nga Komisioni Europian vitin e kaluar dhe do të diskutohet nga qeveritë dhe institucionet e BE-së gjatë një rishikimi të buxhetit afatgjatë të bllokut në gjysmën e dytë të vitit.

Nuk ka detaje deri më tani për madhësinë e tij, apo si mund të financohet, apo nëse do të ofronte grante, kredi apo të dyja. Gentiloni theksoi se nëse BE synon të jetë konkuruese, atëherë ka nevojë për vlerë të shtuar europiane.

BE-ja dëshiron të qëndrojë në krye të teknologjive të reja të gjelbra që reduktojnë emetimet e CO2 dhe ndihmojnë në luftën kundër ndryshimeve klimatike, duke u përballur me konkurencën e fortë nga Kina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat gjithashtu duan të dominojnë tregun në rritje të shpejtë dhe fitimprurës.

BE-ja tashmë po shpenzon 37% të fondit të saj të rimëkëmbjes pas pandemisë, prej 800 miliardë eurosh, për të transformuar ekonomitë e saj me objektivin për të reduktuar emetimet. Paratë ndahen sipas ndikimit që pati pandemia në vendet anëtare, ku disa marrin shumë më shumë para se të tjerët.

Gentiloni tha se fondi i ardhshëm i sovranitetit të BE-së mund të jetë i ndryshëm - në vend që të transferojë para nga ekonomitë më të forta të BE - së tek ato më të dobëta, ai mund të paguajë për projekte të përbashkëta të BE-së që janë po aq të rëndësishme për të gjithë, si hidrogjeni i pastër.

Dorina Kurtaj /SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat