“Frenon” kriza bankare në Zvicër - Banka qendrore rriti normat e interesit

Kriza bankare në Zvicër ka ndaluar, sipas deklaratës së bankës qendrore të vendit e cila rriti normat e interesit për herë të katërt, në përpjekje për të frenuar inflacionin.
Së bashku me qeverinë zvicerane dhe rregullatorin e tregut financiar FINMA, Banka Kombëtare e Zvicrës ndihmoi në menaxhimin e marrjes urgjente nën kontroll të Credit Suisse nga UBS, për të parandaluar kolapsin e bankës së dytë më të madhe të vendit.
Sipas një deklarate për media të bankës qendrore europiane masat e shpallura në fundjavë e kanë ndaluar krizën. Banka Kombëtare e Zvicrës po ofron asistencë për likuiditet në franga dhe valuta të huaja. Këto kredi janë të mbështetura me kolateral dhe i nënshtrohen interesit.
Rritja me gjysmë pikë përqindje çon normat e interesit në 1.5%. Inflacioni qëndron në 3.4%, shumë më lart se objektivi i Bankës Kombëtare të Zvicrës prej 0-2%.
Rritja e fundit e inflacionit është kryesisht për shkak të çmimeve më të larta të energjisë elektrike, shërbimeve turistike dhe ushqimit. Megjithatë, rritja e çmimeve tani ka një bazë të gjerë, sipas Bankës Kombëtare të Zvicrës.
Sidoqoftë, perspektiva për ekonominë zvicerane ishte shumë e pasigurt, duke pasur parasysh rrezikun e një rënieje globale dhe efektet negative të trazirave në sektorin financiar global.
Credit Suisse ishte në prag të kolapsit javën e kaluar përpara se autoritetet zvicerane të ndërhynin, së pari me një hua urgjente të parave të bankës qendrore, e ndjekur nga fillimi i negociatave për të siguruar një marrëveshje që banka të blihej nga rivali i saj më i madh.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Luks përtej “kufijve” në Dubai - Shtëpia që vlen 95 milionë dollarë me pishinën dykatëshe
I njohur për vilat e tij joreale dhe rrokaqiejt imponues, tregu i banesave në Dubai është aktualisht një nga më dinamikët në planet. Çmimi mesatar i shitjes së......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan e ka mbyllur javën pozitivisht por duke regjistruar një rënie nga fillimi I javës deri këtë të premte teksa është blerë sot me 105.5 lekë dhe......

Nafta zgjeron humbjet - Investitorët, të shqetësuar për mbifurnizimin e tregut
Nafta po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet e një dite më parë, për shkak të shqetësimeve që kanë të bëjnë me mbifurnizimin e......

Dollari e mbyll javën në qëndrueshmëri - Yellen siguron investitorët se depozitat e amerikanëve janë të sigurta
Dollari po tregtohet i qëndrueshëm edhe në sesionin e sotëm, pranë nivelit më të ulët në 7 javët e fundit, pas vendimit të Rezervës Federale për të rritur......

Bursat europiane e mbyllin javën në rënie - Në fokus të tregjeve rikthehen shqetësimet për sistemin bankar
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie në sesionin e fundit të javës, pasi në fokus të tregjeve janë rikthyer sërish shqetësimet që kanë të bëjnë me sistemin......

Rriten sërish normat e interesit për kreditë dhe depozitat! Guvernatori Gent Sejko shpjegon arsyet
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Ndërmjetëm të Politikës Monetare. Pasi diskutoi mbi zhvillimet ekonomike e......

Një harxhim i kot parash? Basti i madh i Europës për LNG rrit rrezikun e aseteve të bllokuara!
Ndërtimi i shpejtë i infrastrukturës së gazit natyror të lëngshëm në Europë është në rrugën e duhur për të tejkaluar shumë kërkesën deri në fund të dekadës,......

Si ndikon paga minimale te të punësuarit e tjerë? - Ata me një rrogë bruto mbi 176.416 lekë, do të marrin 2.514 lekë më pak
Nga 1 prilli siç eshte është njoftuar nga qeveria do të hyjë në fuqi rritja e pagës minimale në 40 mijë lekë. Por kush do të preket nga rritja e pagës......