Shqipëria Postuar më 23 Mars 2023, 15:01

Si ndikon paga minimale te të punësuarit e tjerë? - Ata me një rrogë bruto mbi 176.416 lekë, do të marrin 2.514 lekë më pak

Nga SCAN TV
Si ndikon paga minimale te të punësuarit e tjerë? - Ata me

Nga 1 prilli siç eshte është njoftuar nga qeveria do të hyjë në fuqi rritja e pagës minimale në 40 mijë lekë. Por kush do të preket nga rritja e pagës minimale?

Siç shihet dhe në grafikë, për të gjithë të punësuarit deri në pagën prej 70 mijë lekësh rritja e pagës minimale nuk do të ndikojë.

Ndryshimet si pasojë e rritjes së pagës minimale nisin nga ata të punësuar me një pagë bruto prej 170 000, ku sipas ndryshimeve në ligjin e hyrë në fuqi do të marrin 1904 lekë më pak.

Për të vijuar me pagën bruto prej 200 000 lekësh, pagë neto rrjedhimisht kanë 160.254 lekë, me ndryshimet do të marrin 2.514 lekë më pak.

Sipas ekspertëve i njëjti ndryshim është dhe për të puësuarit me një pagë bruto 500 000, të cilët sipas rritjes së sigurimeve do të marrin po 2.514 lekë më pak.

Sipas ekspertit të ekonomisë Eduart Gjokutaj, rritja e pagës minimale do të ndikoj në rritjen e peshës së kontributeve por sa do të ndikoj në minimizimin e deficitit?

Diamila Leka/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat