Shqiptarët “thyejnë rekord” në konsumin e duhanit - 2022 arrin shifrën më të lartë të 4 viteve, u importuan mbi 3 mijë ton cigare

Qytetarët shqiptarë kanë rritur ndjeshëm konsumin e duhanit gjatë vitit që lamë pas. Pavarësisht rritjes së çmimeve në tërësi për produktet ushqimore dhe jo ushqimore si dhe të shërbimeve, shqiptarët jo vetëm që nuk kanë hequr dorë nga duhani, por kanë blerë më shumë. Referuar të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, përgjatë vitit 2022 janë importuar në total 3147 ton cigare, shifër kjo rekord në 4 vitet e fundit.
Ndërsa nëse do ta krahasojmë më vitin 2021, rritja e importit të cigareve fiksohet në 7.2 për qind. Ndërkohë, sipas shifrave vihet re se pavarësisht se akciza e duhanit është rritur në fillim të këtij vitit, gjë që është reflektuar edhe në çmim, rezulton se kjo nuk i ka stepur qytetarët në kërkesën e tyre, pasi edhe importi në muajin Janar ka pësuar rritje të konsiderueshme. Konkretisht në Janar 2023 u importuan 293 ton cigare, një rritje prej 64.4 për qind.
Nga 1 Janari 2023 akciza për duhanin u rrit mesatarisht 250 lekë për kg, duke “peshuar” më shumë në xhepat e duhanpirësve. Ndryshimeve ligjore në ligjin për akcizat parashikojnë rritje progresive të akcizës mbi duhanin deri në vitin 2026. Në buxhetin e 2023 qeveria planifikon të grumbullojë 59 miliardë lekë apo gati 516 milionë euro nga akcizat, ku peshën më të madhe pritet ta mbajë ajo mbi duhanin.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Energjia për klientët e lidhur në 35 KV - ERE cakton çmimin për shkurtin, do e paguajnë me 32.24 lekë/kWh
Klientët në tregun e liberalizuar, të lidhur në tensionin 35 KV, që vijojnë të furnizohen me energji elektrike nga OSHEE do të tarifohen me 32.24 lekë/kWh për......

Ç’do ndodhë me kontratat e HEC-eve mbi Vjosë? “Park Kombëtar”, Nika: S’kanë vend mbi lumë, duhet rishikimi edhe i shumë aktiviteteve të tjerë
Shpallja e Vjosës “Park Kombëtar” do të duhet të pasohet me shfuqizimin e të gjithë kontratave koncesionare për ndërtimin e hidrocentraleve mbi këtë......

“Vlon” shitja e pronave në vit krize - Në 2022 shqiptarët paguan 62 mln euro tatim, 53% më shumë se 2021
Tregu i pasurive të paluajtshme në vend vijon të jetë dinamik dhe të ketë kontribut të konsiderueshëm edhe në arkën e shtetit. Referuar të dhënave zyrtare nga......

2755 miliarderë në të gjithë botën – Si janë shpërndarë ata globalisht? Lista e Forbes!
Lista e 35-të vjetore e Forbes e miliarderëve të botës përfshin 2755 persona. Çuditërisht, Shtetet e Bashkuara dhe Kina mbajnë numrin më të lartë të njerëzve......

265 qytetet me kujdesin shëndetësor më të mirë në botë – Shqipëria e 11-ta, por nga fundi!
Kujdesi shëndetësor përfshin mjekë, infermierë, dentistë, qendra të shëndetit mendor, azilet, terapist fizikë dhe profesionistë, dhe më shumë. Të kesh një......

4 në 10 shqiptarë nuk kanë “lekë xhepi” - Jemi 3-fish larg mesatares së BE-së. Për gratë norma ngjitet deri në 60%
Sipas të dhënave të “Agjencisë Europiane të Statistikave”, për vitin 2020, Shqipëria regjistron normën e dytë më të lartë të personave të cilët nuk kanë......

Deklaratat e FED ulin çmimet e naftës - Powell theksoi rreziqet e kreditit të sektorit bankar në SHBA
Çmimet e naftës shënuan rënie pas tre sesioneve fitimesh, pasi kryetari i Rezervës Federale, Jerome Powell theksoi rreziqet e kreditit të sektorit bankar për......

Skemë mashtrimi me vlerë 4 miliardë dollarë në kriptomonedha – E dyshuara bullgare ekstradohet në SHBA!
Irina Dilkinska, një grua bullgare e përfshirë në skemën e dyshuar të mashtrimit të kriptove OneCoin, është ekstraduar në SHBA për t'u përballur me akuzat e......