4 në 10 shqiptarë nuk kanë “lekë xhepi” - Jemi 3-fish larg mesatares së BE-së. Për gratë norma ngjitet deri në 60%

Sipas të dhënave të “Agjencisë Europiane të Statistikave”, për vitin 2020, Shqipëria regjistron normën e dytë më të lartë të personave të cilët nuk kanë mundësi të shpenzojnë një sasi të vogël parash çdo javë për veten e tyre sipas statusit të punësimit dhe të ardhurave.
Rreth 38.9% e të anketuarve në vendin tonë janë shprehur se e kanë të pamundur të shpenzojnë një sasi të caktuar parash çdo javë për të kryer një aktivitet argëtues. Kjo normë e ka pozicionuar Shqipërinë në vend të dytë duke kryesuar rajonin, por pothuajse edhe Europën. Në vend të parë në Europë me normën më të lartë të personave të cilët nuk kanë mundësi të shpenzojnë një sasi të vogël parash çdo javë për veten e tyre është Rumania me 40.1%. Shqipëria, e pozicionuar në vendin e dytë, pasohet nga Greqia dhe Bullgaria me 37.1% dhe 26.1%. Referuar shifrave të EUROSTAT, ndonëse Shqipëria është e pozicionuar në vendin e dytë, vihet re që ka një diferencë shumë të vogël me vetëm 1.2%, krahasuar me normën e vendit të parë, pra Rumaninë. Nga ana tjetër, mesatarja e Bashkimit Europian për këtë tregues për vitin 2020 është 11.9%.
Po të ndalemi të analizojmë se si rezultojnë vendet e rajonit shohim se renditen mbi mesataren e Bashkimit Europian. Mali i zi vjen pas Shqipërisë me një normë deri në 25.3%, pasuar nga Maqedonia e Veriut me 20.9% dhe Serbia me 16%. Ndërkohë, Çekia, Estonia dhe Qipro janë vendet me normën më të ulët të personave që nuk kanë mundësi të shpenzojnë një sasi të vogël parash çdo javë për veten e tyre .
Nëse thellohemi më tej për ta parë këtë tregues sipas statusit të punësimit, shohim që për kategorinë e “të punësuarve”, Shqipëria renditet e treta në Europë me 26.2%, për kategorinë “të papunë” renditet në vendin e dytë me 48.4%, ndërsa për kategorinë e “pensionistëve” Shqipëria mban vendin e parë me 50.5%. MAdje, edhe për më të pasurit, ata të cilët klasifikoehn në kuintilen e 5-të, pra 20%-shi më i pasur i poppullsisë, Shqipëria ka normën më të lartë në Europë. Sipas Eurostat, 18.2% e më të pasurve në vendin tonë nuk ka “lekë xhepi”
“Scan Intel” ndër të tjera e ka analizuar këtë tregues edhe për personat të cilët i kanë të ardhurat e tyre nën 60% të mesatares kombëtare, pra personat të cilët janë më të varfër. Sipas të dhënave, Shqipëria renditet e treta në Europë, me 54.5% të të anketuarve të cilët janë shprehur se nuk kanë mundësi të shpenzojnë një sasi të vogël parash çdo javë për veten e tyre. Në vend të parë dhe të dyta janë përkatësisht Rumania dhe Greqia me 68.1% dhe 65.4%, teksa mesatarja e Bashkimit Europian për këtë tregues është 28.1%. Nëse e shohim këtë tregues sipas gjinisë, për meshkujt Shqipëria renditet e katërta me 45.5% ndërsa për gratë renditet në vendin e tretë, me 63.3% e grave të anketuara të cilat nuk kanë mundësi për të shpenzuar një sasi të vogël parash çdo javë për veten e tyre.
Ilda Methasani/ SCAN
Sondazh

Deklaratat e FED ulin çmimet e naftës - Powell theksoi rreziqet e kreditit të sektorit bankar në SHBA
Çmimet e naftës shënuan rënie pas tre sesioneve fitimesh, pasi kryetari i Rezervës Federale, Jerome Powell theksoi rreziqet e kreditit të sektorit bankar për......

Skemë mashtrimi me vlerë 4 miliardë dollarë në kriptomonedha – E dyshuara bullgare ekstradohet në SHBA!
Irina Dilkinska, një grua bullgare e përfshirë në skemën e dyshuar të mashtrimit të kriptove OneCoin, është ekstraduar në SHBA për t'u përballur me akuzat e......

Kolapsi i bankave, Citigroup: Nuk është situatë krize! - Apel për ruajtjen e besueshmërisë tek bankat amerikane
Administratorja e Përgjithshme e Citigroup, Jane Fraser, konfirmoi besimin te bankat amerikane pas një sërë situatash që tronditën investitorët dhe nxitën......

Kompanitë duhet të riparojnë produktet mbi 10-vjeçare - BE propozon rregulla të reja në mbrojtje të konsumatorit
Bashkimi Europian synon t'u japë konsumatorëve të drejtën, që pajisjet elektroshtëpiake të vjetëruara, si lavatrice apo televizorë, të riparohen nga kompanitë......

FED rrit sërish normat e interesit - Powell: Të përgatitur për të përdorur çdo mjet për sigurinë e sistemit
Rezerva Federale rriti normat e interesit me një çerek pikë përqindjeje, por tregoi se ishte në prag të ndalimit të rritjeve të mëtejshme të kostove të......

Kryeministi britanik Sunak publikon taksat e paguara: 1 milion paund gjatë tre viteve të fundit financiare!
Kryeministri britanik Rishi Sunak publikoi detaje të dosjeve të tij të taksave personale, duke treguar se kishte paguar më shumë se 1 milion paund tatim në tre......

Cili është vendi më i pasur në Europë që po shënon vitin e tretë të transportit publik falas?!
Duket më se e vështirë të imagjinohet, por, nëse keni jetuar në shtetin e vogël të BE-së të Luksemburgut, tashmë do të kishit pasur akses në transport publik......

Rritje e pensionit me 600 euro në vit - Macron: Nuk jam penduar për reformën e pensioneve!
Presidenti i Francës Emmanuel Macron iu drejtua vendit të tij të mërkurën mbrëma pas javësh protestash dhe grevash mbi një plan për të rritur moshën e......