Europa Postuar më 23 Mars 2023, 10:31

Kryeministi britanik Sunak publikon taksat e paguara: 1 milion paund gjatë tre viteve të fundit financiare!

Nga SCAN TV
Kryeministi britanik Sunak publikon taksat e paguara: 1 milion paund gjatë

Kryeministri britanik Rishi Sunak publikoi detaje të dosjeve të tij të taksave personale, duke treguar se kishte paguar më shumë se 1 milion paund tatim në tre vitet financiare deri në prill 2022.

Sipas dosjeve të tij, lideri britanik mori pothuajse 330 mijë paund vitin e kaluar nga paga e tij e kryeministrit, dhe interesat e dividentët nga kursimet dhe investimet.

1.6 milionë paund të tjera u morën nga një fond investimi me bazë në SHBA, sipas dokumenteve të përpiluara nga firma e shërbimeve financiare Evelyn Partners dhe  titulluar 'Rikthimet e taksave personale' që u publikua nga qeveria.

Sunak fillimisht u zotua të publikonte deklaratën e tij tatimore gjatë fushatës së tij të dështuar për lidershipin e partisë përballë Liz Truss në verën e vitit 2022.

Sunak dhe gruaja e tij Akshata Murthy janë banorët më të pasur të selisë kryeministrore Downing Street 10.

Në maj të vitit të kaluar, Sunak u bë politikani i parë që u shfaq në listën e të pasurve në Mbretërinë e Bashkuar, në Sunday Times që kur filloi publikimi i kësaj liste në vitin 1989, me çiftin e renditur në vendin e 222 me një vlerë neto të raportuar prej 730 milionë paund.

Murthy është vajza e një prej themeluesve të gjigantit indian të IT ‘Infosys’ dhe zotëron rreth 0.9% të kompanisë -- duke pasur kështu të drejtën për një pagesë dividenti me vlerë 11.6 milionë paund vitin e kaluar.

Dorina Kurtaj /SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat