'Të mbytur me kërkesa': Firmat e monedhave dixhitale kthehen drejt bankave zvicerane pas kolapsit të huadhënësve amerikanë!

Firmat kripto po përpiqen të gjejnë institucione për ‘banking’ pas rënies së Signature Bank dhe Silvergate Capital, dy huadhënëse që ishin miqësore me kompanitë e monedhave dixhitale. Disa prej këtyre kompanive janë kthyer drejt bankave zvicerane miqësore me kriptot, duke i mbushur me kërkesa për shërbime bankare, sipas disa të brendshëm të industrisë.
Në mënyrë tipike, industria e kriptove e ka të vështirë të aksesojë shërbimet bankare nga huadhënësit tradicionalë, të cilët nuk duan të prekin asgjë që nuk ka një kuadër të qartë rregullator. Kjo ka përfshirë firmat blockchain dhe kripto, të cilave u është dashur t'i drejtohen bankave të specializuara.
Por me dy nga huadhënësit më të mëdhenj, së bashku me SVB-në, tashmë jashtë skenës, firmat e kriptomonedhave janë kthyer në Zvicër, e cila ka kërkuar të shihet si një qendër kriptosh me rregullore solide. "Ne jemi të përmbytur me kërkesa," tha një këshilltar në një bankë private zvicerane, i cili preferoi të mbetet anonim për shkak të natyrës së ndjeshme të çështjes.
Këshilltari tha të hënën pas mbylljes së Silvergate dhe Signature Bank këtë muaj, se huadhënësi privat kishte më shumë kërkesa brenda një dite të vetme se kurrë më parë. "Kjo është thjesht e frikshme," tha këshilltari.
Kërkimet kanë ardhur pavarësisht trazirave në sektorin bankar zviceran pasi Credit Suisse u ble përfundimisht nga UBS në një marrëveshje të ndërmjetësuar nga rregullatori për të frenuar përhapjen e huadhënësve të tjerë. Episodi ka vënë reputacionin e Zvicrës si një qendër e qëndrueshme financiare në linjë, por nuk i ka penguar kompanitë e kriptove.
Këshilltari tha se "problemi është ende atje" për sa i përket firmave të kriptos që ende kanë nevojë për shërbime bankare, duke shtuar se njerëzit po e shohin incidentin e Credit Suisse si një "rrezik të vetëm fatkeq" me një bankë individuale.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Sa i “rëndojnë” sigurimet vjetore një fermeri? - Paguajnë deri 3.4 herë më pak se të siguruarit në qytet. Krekasi: Më të subvencionuarit nga shteti
Me ritme të lehta është rritur numri i të siguruarve në bujqësi në 2 vitet e fundit. Personi I vetëpunësuar në bujqësi që futet në skemën e detyruar të......

Qytetarët paguan 46 mln euro taksa nga pagat - Tatimi mbi të ardhurat shënon rritjen më të madhe për Janarin
Viti 2023 ka nisur pozitivisht për buxhetin e shtetit pasi të ardhurat e mbledhura janë me afro 10 për qind krahasimisht me 2022. Referuar të dhënave zyrtare......

Shqipëria me dhe pa ujë! - Problematikat, nga furnizimi deri te cilësia për konsum
Ndonëse Shqipëria është e pasur me burime ujore, por problematikat duke nisur nga furnizimi me ujë, cilësia e ujit të pijshëm janë prezente ndër vite. Nisur......

Çmimet e arit mund të arrijnë një nivel të lartë historik së shpejti dhe të qëndrojnë atje për shumë kohë!
Çmimet e arit kanë më shumë hapësirë për të ecur përpara ndërsa bankat globale luftojnë dhe Rezerva Federale e SHBA-së merr një vendim tjetër për normat e......

Greqia në zgjedhje të përgjithshme në maj, ndërsa qeveria përballet me zemërimin për katastrofën e trenave!
Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka bërë thirrje për zgjedhje të përgjithshme për majin - dy muaj përpara përfundimit të mandatit të qeverisë së tij......

Rikuperojnë valutat kryesore! Euro dhe Franga zvicerane arrijnë paritetin mes tyre
Dollari amerikan blihet me 105.6 lekë dhe shitet me 106.6 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me dje duke rikuperuar disi pikë. Monedha europiane......

Stabilizohet sistemi bankar në SHBA - Yellen: Po ndërmerren hapat e nevojshëm për sigurimin e depozitave
Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, u shpreh se sistemi bankar i SHBA po stabilizohet pas veprimeve të forta të ndërmarra nga rregullatorët, por......

Nafta zbret pranë 74 USD për fuçi - Rritja e rezervave në SHBA sugjeron ngadalësim të kërkesës
Nafta është kthyer në rënie në sesionin e sotëm, pas dy ditësh me radhë në rritje, për shkak se të dhënat e publikuara në SHBA treguan një rritje surprizë të......