Bota Postuar më 22 Mars 2023, 10:29

Nafta zbret pranë 74 USD për fuçi - Rritja e rezervave në SHBA sugjeron ngadalësim të kërkesës

Nga SCAN TV
Nafta zbret pranë 74 USD për fuçi - Rritja e rezervave në

Nafta është kthyer në rënie në sesionin e sotëm, pas dy ditësh me radhë në rritje, për shkak se të dhënat e publikuara në SHBA treguan një rritje surprizë të rezervave, gjatë javës së kaluar, një shenjë se kërkesa mund të jetë duke u dobësuar.

Nafta Brent e Londrës, që është rritur me rreth 3% gjatë kësaj jave, po tregtohet në rreth 74 dollarë për fuçi. Nafta bruto amerikane po tregtohet më rreth 69 dollarë për fuçi. Të dhënat jozyrtare të publikuara nga Instituti Amerikan i Naftës treguan se rezervat e naftës bruto u rritën me 3.3 milionë fuçi, gjatë javës që u mbyll më 17 mars, kundrejt parashikimeve të analistëve për një rënie me 1.6 milionë fuçi.

Megjithatë, tregjet po presin të dhënat zyrtare që do të publikohen më vonë gjatë ditës së sotme nga Administrata për Informimin mbi Energjinë. Njëkohësisht, investitorët po presin edhe konferencën për mediat të shefit të Rezervës Federale, Jerome Powell në mbrëmjen e sotme. Gjithashtu, në datën 3 prill do të takohen vendet anëtare të OPEC dhe aleatët e tjerë, me në krye Rusinë, që ndryshe njihen si OPEC+, ku do të përcaktojnë politikat e prodhimit në të ardhmen.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat