Shqipëria Postuar më 22 Mars 2023, 10:28

Ndryshime në ligjin e pagave për administratën - Risitë nisin nga përcaktimi dhe trajtimet financiare, deri te indeksimi i pagave

Nga SCAN TV
Ndryshime në ligjin e pagave për administratën - Risitë

Është hedhur për konsultim publik projektligji, që synon miratimin e kuadrit rregullator në lidhje me përcaktimet dhe kompetencat në fushën e pagave, të trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarëve në institucionet e administratës publike.

Në analiza të sqaruara në relacionin bashkëngjitur, gjykohet që ligji aktual duhet të shfuqizohet dhe të hartohet e miratohet një ligj i ri, që të shërbej si ent rregullues i pagave dhe trajtimeve financiare.

Kësisoj, në relacion theksohet se ndryshimet e ligjit të ri duhet të ndikojnë për të bërë administratën publike më tërheqëse për specialistët, ekspertët dhe menaxherët më të mirë, si dhe për të stimuluar performancën, inovacionin dhe konkurrueshmërinë.

Por cilët janë risitë e projektligjit që propozohet?

Në këtë projektligj do të përfshihen për herë të parë parimet mbi bazën e të cilave përcaktohen pagat, trajtimet e tjera financiare dhe përfitimet, gjë që mungon në ligjin aktual në fuqi.

Gjithashtu janë përcaktuar institucionet që propozojnë për Këshillin e Ministrave projektvendimet në fushën e pagave si dhe të trajtimeve të tjera financiare dhe përfitime për të punësuarit në administratën publike.

Ndërkohë për këta të fundit, janë shtuar kompetenca të reja pasi do të kenë të drejtë edhe për trajtime të tjera financiare dhe përfitime të tjera.

Përpos tyre, në projektligjin e propozuar është shtuar kompetenca e Këshillit të Ministrave për të miratuar indeksimin e pagave, sipas indeksit të çmimeve të përllogaritura nga INSTAT, gjë që mungonte në ligjin aktual i cili është në fuqi.

Diamila Leka/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat