Rritet papritur inflacioni në Britani - Pas tre muajsh rënie të vazhdueshme arrin në nivelin 10.4%

Inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar u rrit papritur në muajin shkurt, pasi faturat e ushqimit dhe energjisë vazhduan të rriteshin, duke vënë presion të mëtejshëm mbi familjet.
Indeksi i çmimeve të konsumit u rrit me 10.4% vjetore, mbi parashikimin e konsensusit prej 9.9% midis ekonomistëve në një sondazh të Refinitiv dhe nga 10.1% në janar.
Zyra e Mbretërisë së Bashkuar për Statistikat Kombëtare tha se kontributet më të mëdha në rritje në ndryshimin mujor në normat e Indeksit të Çmimit të Konsumit erdhën nga restorantet dhe kafenetë, ushqimet dhe veshjet, pjesërisht kompensuar nga kontributet në rënie nga mallrat dhe shërbimet rekreative dhe kulturore.
Indeksi i Çmimeve të Konsumit duke përfshirë kostot e banesave të pronarëve u rrit me 9.2% në 12 muajt deri në shkurt 2023, nga 8.8% në janar.
Rritja e papritur në shkurt shënoi një shkëputje nga tre muaj radhazi të ngadalësimit të rritjes së çmimeve që nga niveli më i lartë 41-vjeçar prej 11.1% i arritur në tetor.
Familjet britanike vazhdojnë të përballen me faturat e larta të ushqimit dhe energjisë, ndërsa punëtorët në një sërë sektorësh kanë nisur protestat dhe grevat në muajt e fundit mes mosmarrëveshjeve mbi pagat dhe kushtet.
Banka e Anglisë, e cila ka rritur në mënyrë agresive normat e interesit në një përpjekje për të frenuar inflacionin, do të shpallë vendimin e saj të fundit të politikës monetare të enjten.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Popullsia e Pekinit regjistron rënie - Kina po përballet me problemin e lindshmërisë së ulët
Popullsia e Pekinit ka shënuar rënie për herë të parë në pothuajse dy dekada, sipas shifrave rë reja të publikuara për popullsinë. Në vitin 2022 u......

Kompensimi fizik i pronarëve, në 7 vite vetëm 713 hektarë - Zbardhen të dhënat nga viti 2016, ATP ka shpërndarë një sipërfaqe shumë të vogël toke
Ndërsa procesi i kompensimit financiar të pronarëve mund të konsiderohet i dështuar, e njëjta gjë mund të thuhet edhe sa i përket kompensimit përmes fondit......

Janar-shkurt, Qeveria 830 Mln Usd borxh në tregun e brendshëm - 17 ankande bono thesari e obligacionesh në dy muajt e parë të vitit 2023
Ndërsa dy vitet e fundit kanë shënuar një shtesë rekord të borxhit publik prej rreth 2 miliardë eurosh, me nivele të larta huamarrje në tregun e brendëshëm ka......

Dollari, në nivelin më të ulët në 5 javë - Investitorët presin përfundimin e takimit të Rezervës Federale
Tregu monetar po shfaqet i qëndrueshëm edhe në sesionin e sotëm, me dollarin amerikan që po qëndron në nivelin më të ulët në 5 javët e fundit, pasi......

Bie morali i investitorëve në Gjermani - Arsyeja kryesore, shqetësimet në rritje për sigurinë e bankave
Sipas institutit për kërkime ekonomike ZEW, në Gjermani, ndjesia e investitorëve në vend shënoi rënie në muajin mars pasi shqetësimet për një krizë të re......

Bursat, në pritje të vendimit të FED - Parashikohet rritje e normës bazë të interesit me 25 pikë
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, pasi investitorët në të gjithë botën po presin konferencën për mediat të shefit të......

Rregullatorët paralajmërojnë për goditje të befasishme - “Bankat europiane nuk duhet të kënaqen me paratë që kanë aktualisht”!
Bankat e Bashkimit Europian kanë rezerva parash "shumë" mbi nivelet minimale të detyrueshme për të përballuar goditjet e tregut, por huadhënësit nuk duhet të......

1 mld njerëzve në botë u mungon uji i pijshëm - Raporti i OKB, në vitin 2050 do të dyfishohet numri i banorëve që nuk do kenë akses
Numri i njerëzve që nuk do të kenë akses në ujë të pijshëm të sigurt në qytetet në mbarë botën do të dyfishohet deri në vitin 2050. Konfirmimi vjen nga......