Desktop - General - 1
Desktop - General - 4
Bota Postuar më 22 Mars 2023, 10:22

1 mld njerëzve në botë u mungon uji i pijshëm - Raporti i OKB, në vitin 2050 do të dyfishohet numri i banorëve që nuk do kenë akses

Nga SCAN TV
1 mld njerëzve në botë u mungon uji i pijshëm - Raporti i

Numri i njerëzve që nuk do të kenë akses në ujë të pijshëm të sigurt në qytetet në mbarë botën do të dyfishohet deri në vitin 2050. Konfirmimi vjen nga kërkimet më të fundit në Ditën Botërore të Ujit, të cilat paralajmërojnë se kriza e afërt e ujit ka të ngjarë të "dalë jashtë kontrollit".

Gati 1 miliard njerëz në qytetet në mbarë botën përballen me mungesën e ujit sot dhe numri pritet të arrijë midis 1.7 miliardë dhe 2.4 miliardë brenda tre dekadave të ardhshme, sipas Raportit të OKB-së për Zhvillimin Botëror të Ujit. Kërkesa urbane për ujë parashikohet të rritet me 80% deri në vitin 2050.

Mungesa e ujit po bëhet gjithashtu një dukuri më e shpeshtë në zonat rurale, thuhet në raport. Aktualisht, 2 miliardë deri në 3 miliardë njerëz përjetojnë mungesë uji për të paktën një muaj në vit.

Audrey Azoulay, drejtore e përgjithshme e UNESCO-s, agjencia e OKB-së që hartoi raportin, tha se qeveritë duhet të bashkëpunojnë për ujin. Sipas saj ekziston një nevojë urgjente për të krijuar mekanizma të fortë ndërkombëtarë për të parandaluar daljen jashtë kontrollit të krizës globale të ujit. Ajo shtoi se uji është e ardhmja e përbashkët dhe është thelbësore të veprohet së bashku për ta ndarë atë në mënyrë të barabartë dhe për ta menaxhuar në mënyrë të qëndrueshme.

OKB-ja po mban konferencën e saj të parë të ujit që nga viti 1977 në Nju Jork këtë javë, të bashkëorganizuar nga qeveritë e Holandës dhe Taxhikistanit, në të cilën çështjet globale të ujit do të diskutohen nga ministra dhe një numër i vogël kryetarësh shtetesh nga e gjithë bota. Ata do të dëgjojnë paralajmërime për një krizë të afërt të ujit, e cila është neglizhuar kryesisht nga qeveritë.

Rreth 2 miliardë njerëz në mbarë botën nuk kanë ujë të pijshëm të sigurt, ndërsa 3.6 miliardë nuk kanë qasje në kanalizime të menaxhuara në mënyrë të sigurt, sipas raportit. Përdorimi i ujit është rritur globalisht me rreth 1% në vit për 40 vitet e fundit dhe kjo do të vazhdojë, e nxitur nga rritja dhe zhvillimi i popullsisë. Rreth një e 10-ta e popullsisë globale jeton në vende me muungesë të theksuar të furnizimit me ujë. Por ekspertët thonë se qeveritë nuk po e marrin seriozisht krizën e ujit.

Një raport historik i publikuar javën e kaluar nga Komisioni Global për Ekonominë e Ujit zbuloi se kërkesa për ujë të pijshëm do të tejkalonte furnizimin me 40% deri në vitin 2030.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

All - General - 2
Të fundit
Të gjitha lajmet
All - General - 3
Desktop - General - 7

Më të vizituarat