Diferenca në deklarime, “gropa” në buxhet 16.8 mld lekë - KLSH, auditim Tatimeve në Tiranë: Nuk ka saktësuar vlerat e deklaruara në dogana

Rreth 16.8 mld lekë përllogaritet shuma e të ardhurave të munguara në buxhetin e shtetit si pasojë e diferencave në vlerat e eksporteve të deklaruara në tatime dhe atyre të deklaruara në dogana. Kjo shifër i përket periudhës 2018 – 2020, ndërsa bëhet me dije nga një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit, në Drejtorinë rajonale Tatimore të Tiranës, që është publikuar vetëm pak ditë më parë.
Sipas KLSH, nga auditimi u konstatua se, DRT Tiranë nuk ka përmbushur detyrimin për saktësimin nëpërmjet kontrollit tatimor apo vlerësimit nga zyra për tatimpaguesit me diferenca të pajustifikuara në vlerën e eksporteve të deklaruar në tatime dhe të deklaruar në doganë, për periudhën e sipërcituar, teksa këto veprime janë në kundërshtim me përcaktimet ligjore në fuqi. Si pasojë e vlerave më të ulta të deklaruara në tatime, nga subjektet janë shmangur detyrimet për tatimin mbi fitimin dhe TVSH-në, që duhet të paguajnë këto kompani.
Ndërkaq, sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, Drejtoria rajonale Tatimore Tiranë duhet të marrë masat e duhura administrative konform legjislacionit tatimor për diferencat e pajustifikuara, për vlerësimin e të ardhurave tatimore të munguara në zërat e Tatimit mbi Fitimin dhe TVSH-së në shumën prej 16.8 mld lekë, duke kryer vlerësimet dhe rivlerësimet përkatëse.
Po ashtu, kërkohet që t’i bëhen propozimet përkatëse Sektorit të Kontrollit Operacional në DRT Tiranë për kryerjen e kontrolleve të thelluara në vend ose vizitave fiskale për tatimpaguesit me risk të lartë apo pamundësi vlerësimi nga zyra, me qëllim arkëtimin e të ardhurave të munguara në Buxhetin e Shtetit.
Ola Mitre/SCAN
Sondazh

Rritja e pagës minimale, fluks te sigurimet vullnetare - Qytetarët dynden për të mos paguar 1,300 lekë më shumë nga 1 prilli
10 ditët e mbetura deri në rritjen e pagës minimale në 40 mijë lekë ka nxitur interesin e qytetarëve që paguajnë sigurime vullnetare për ti paguar me tarifën e......

KPP sanksionoi 54 ankesa në shkurt - Tirana kryeson ndaj ankesave të Prokurimeve Publike
Prokurimet publike vijojnë të depozitojnë ankesa. Në të dhënat e fundit të Buletinit të Komisionit të Prokurimit Publik, raportohet se janë sanksionuar 54......

Mungesa e fuqisë punëtore po rritet çdo ditë - Axhami: Po ikin edhe të punësuarit në shtet
Mungesa e fuqise punetore po vihet re kohet e fundit ne biznesin fasone, keshtu u shpreh ekpertja Hoxha tek “ Sinteze”. Sipas kesaj te fundit, sektoret e......

‘Bitcoin në 1 milion dollarë në 90 ditë dhe dollari i shkatërruar’ – Parashikimi i madh i kriptove, i nxitur nga kriza bankare dhe hiperinflacioni!
Bitcoin, ethereum dhe kriptovalutat e tjera kryesore janë rritur këtë javë në mes të një krize bankare që mund të shkaktojë një tërmet masiv të Rezervës......

Bitcoin u rrit në 28 mijë dollarë. A është një strehë e sigurt nga kaosi bankar?
Kriptomonedha më e madhe në botë është rritur me 69% këtë vit pasi disa investitorë po e shohin bitcoin si një strehë nga kaosi i botës bankare konvencionale.......

“Eliminoni skemat tatimore të miliarderëve dhe milionerëve” – Njeriu i dytë më i pasur në botë thotë se paguan më shumë seç duhet!
Elon Musk është njeriu i dytë më i pasur në botë. Disa javë më parë ai dispononte edhe pasurinë më të madhe në botë. CEO i Tesla është gjithashtu, së bashku me......

Si marrëveshja UBS-Credit Suisse e ka vënë në rrezik reputacionin e Zvicrës?!
Shkatërrimi i gjigantit bankar Credit Suisse shkaktoi valë tronditëse në tregjet financiare dhe duket se i ka dhënë një goditje reputacionit të Zvicrës për......

Çfarë nuk shkon me emigrantët në Itali, Gjermani e Francë? - Vendet europiane ku është më e lehtë të zhvendosesh!
Lëvizja jashtë vendit është bërë edhe më e lehtë pas pandemisë falë rritjes së punës në distancë. Shumë vende europiane kanë futur vizat nomade dixhitale për......