Shqipëria Postuar më 4 Dhjetor 2025, 10:02

11-mujori, gati 300 mijë testime të automjeteve - DPSHTRR: Dominon kontrolli i makinave personale

Nga Ernilda Luzi

11-mujori, gati 300 mijë testime të automjeteve - DPSHTRR: Dominon

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar të dhënat për periudhën janar- nëntor 2025, në lidhje me shërbimin e kontrollit teknik të mjeteve që qarkullojnë. Gjatë 11-mujorit të vitit 2025 janë kryer 297 mijë e 973 testime teknike të mjeteve, një shifër që përfaqëson një rritje prej 22% krahasuar me vitin 2023, duke treguar rritje të ndërgjegjësimit dhe rigorozitetit në kontrollin teknik.

Sipas të dhënave nga Drejtoria ë Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, shpërndarja e mjeteve të testuara tregon dominimin e automjeteve personale me 86.3%, ndërsa pasojnë kamionët me 6.3%, motomjetet me 4.7% dhe autobusët me 1.7%. Rimorkiot dhe mjetet e punës përbëjnë përkatësisht 0.5% dhe 0.4% të totalit të kontrolleve. Ky diversitet i mjeteve të verifikuara për të gjitha kategoritë që qarkullojnë në rrugët e vendit është me synim për të shtuar sigurinë.

Përmes monitorimit të vazhdueshëm të gjendjes teknike të mjeteve, DPSHTRR synon të ulë rreziqet dhe të parandalojë aksidentet që mund të vijnë si pasojë e problemeve mekanike.

Rritja e numrit të kontrolleve teknike përkthehet drejtpërdrejt në rritje të sigurisë për përdoruesit e rrugës. DPSHTRR gjithashtu thekson se ndalohen rreptësisht ndërhyrjet në odometër, modifikimet konstruktive dhe çdo manipulim tjetër, pasi këto praktika janë një kërcënim për sigurinë rrugore. Rezervimet për kontroll teknik qytetarët mund t’i kryejnë përmes portalit e-Albania.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat